Degjeneron situata ne organizatat e FRESSH-it
Përplasjet dhe debatet e ashpra në rradhët e Forumit Rinor Socialist kanë degjeneruar në një vendim të paprecedentë dhe jashtë çdo norme statutore për shkarkimin e kreut të kësaj organizate në Kavajë, Elton Derijaj. Mësohet se në një mbledhje me dyer të mbyllura të organizuar dhe nën drejtimin e Sekretarit të Partisë Socialiste për Rininë, Erjon Veliaj, me pjesëmarrjen e kryetarit lokal në Kavajë dhe disa të rinjve, është vendosur shkarkimi i këtij të fundit. Në këtë mbledhje nuk ka marrë pjesë vetë Derijajt. Sipas kreut lokal te FRESSH, ky vendim bie ndesh me procedurat statutore, pasi kreu i organizatës është zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë në mbledhjen e datës 25 maj të konferencës së rrethit të këtij forumi. Elton Derijaj thotë se në mbledhjen ku nuk ishte ftuar të merrte pjesë, e të drejtuar nga Erjon Veluaj, është komunikuar vendimi per shkarkimin, çka përbën nje shkelje e hapur. Kjo, sipas Derijaj, nuk mund te shkarkohen dhe emerohen njerez ne nje forum ku zgjidhesh me vota. Derijaj shton se në zgjedhjet e zhvilluara për FRESSH-in e Kavajës, ai ka fituar bindshëm dhe nuk mund të shkarkohet në këtë mënyrë.
Gjithçka duket si një hakmarrje e pastër e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe Sekretarit për Rininë, Erjon Veliaj, pas kundërshtimit që iu bë atyre në mbledhjen e pak ditëve më parë të Asamblesë Kombëtare të FRESSH, ku pati debate në lidhje me zgjedhjen e drejtuesve të forumeve, pas zgjedhjes së kryetares, Elisa Spiropali. Në këtë mbledhje, pjesë e personave që nuk pranuan emërimin e delegatëve ka qenë dhe kreu i FRESSH-it të Kavajës, por edhe krerë të tjerë që ndoshta i pret i njëjti fat.