E Diel, 1 Nëntor 2026

Ristani: Ja gabimi që bëra me zgjedhjet në Tiranë. Mund ti hyj politikës

Share

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Arben Ristani, duke folur për Vizion Plus, ka deklaruar se i vetmi gabim që ka bërë me votat e Tiranës më 8 maj është se nuk ka përgatitur një vendim të ndërmjetëm të arsyetuar siç duhet në momentin që vendosi të hapte kutitë e votimit. ODIHR pati deklaruar se ky veprim dukej tendencioz pasi pa pasur një vendim të arsyetuar, kutitë që do hapeshin kishin mbërritur në KQZ, duke nënkuptuar se gjithçka ishte parapërgatitur. Ristani tha se tani që e mendon këtë punë, nëse do rikthehej pas, do bënte një vendim të ndërmjetëm më të arsyetuar. Ristani tha se ata për shkak të ngarkesës (nënkupto: shpejtësisë për të nxjerrë Lulin fitues), kishin bërë një vendim paçavure me idenë se vendimi përfundimtar do ishte më i plotë dhe i arsyetuar. Ristani tha se e ka bërë punën me pasion, ndërkohë që komentoi edhe çështjen e referendumit kundër plehrave. Ai tha se po përgatitet një kallëzim penal për falsifikuesit e firmave. Ristani tha se mund të hyjë në politikë më vonë nëse nuk rizgjidhet në krye të KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›