E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushton ballinat e gazetave amerikane

Rita Ora ka pushtuar faqet e gazetës The New York Times. Kjo gazetë ka botuar një intervistë me Rita Orën. Në intervistë Rita flet për albumin e saj të parë si dhe projektet e saj për të ardhmen, por edhe për modën dhe stilin e saj të veçantë.

Stili i saj i veshjes, është krahasuar me atë të Gwen Steffanit në fillim të viteve 1990.

Në shkrimin e botuar për të në gazetën “The New York Times” disa prej emrave të njohur të modës flasin për stilin, karakterin e veçantë dhe mënyrën origjinale me të cilën 22 vjeçarja Rita ndërthur veshjet e saj, me bizhuteritë në ngjyrë të artë si dhe me të kuqin e ndezur që përdor në tualetin e përditshëm.

Rita nuk ka lënë pa përmendur edhe jetën private, akuzat e Rob Kardashian, si dhe për thashethemet e përhapura për një lidhje të mundshme me Jay –Z, të cilën Rita e përgënjeshtron./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›