Tërnava nuk lejon Bashkësinë Islame të Preshevës nën Serbi

Kryetari i BIK, Naim Tërnava i cili qëndroi sot në Preshevë me mision për të ofruar hoxhallarët mes veti, për agjencinë “Persheva jonë” ka deklaruar se “ Se BIK nuk do të tolerojë ndërkëmbjen e komuniteti myslimanë në Luginën e Preshevës. Bisedimet dhe konkluzionet e nga takimi i sotëm me imamët e Luginës së Preshevës janë të suksesshme se kemi arritur ta formojmë Grupin Punues që do të punojë në përgatitjen e statutit të bashkësisë islame për Luginë të Preshevës me qëllim të funksionimit të jetës fetare në Luginë të Preshevës”
Kryetari i BIK, Naim Tërnava i cili qëndroi sot në Preshevë i cili u prite nga Dr, Adnan Ahmedi i cli kishte një mision të qartë për të ofruar hoxhallarët mes veti, çka edhe ja arriti. Myftiu Naim Tërrnava, kryetar i BIK të Kosovës , pas këtij takimi me imamët e tri komunave shqiptare (Preshevë, Bujanoc dhe Medevegjë) i cili u zhvillua me dyer të mbyllur për mjetet e informimit, ka deklaruar se sot në Preshevë se kemi arritur t’i bashkojmë imamët e Luginës së Preshevës që kanë pasur qasje të ndryshme të inkuadrimit nëpër bashkësi Islame.
Tërnava ka deklaruar se “ bisedimet dhe konkluzionet e nga takimi i sotëm me imamët e Luginës së Preshvës janë të suksesshme se kemi arritur ta formojmë Grupin Punues që do të punojë në përgatitjen e statutit të bashkësisë islame për Luginë të Preshevës me qëllim të funksionimit të jetës fetare në luginë të Preshevës.”
Në vazhdim kryetari i BIK-së Tërnava tha se Lugina e Preshevës është pjesë e Republikës së Kosovës dhe se BIK nuk heq dorë nga ky rajon, sepse edhe vetë popullata është deklaruar me Referendum për bashkëngjitje Kosovës dhe se nuk lejojmë që Bashkësia Islame e Luginës së Preshevës të inkuadrohet në bashkësitë tjera të Sanxhakut e të Serbisë.
Tërrnava se Grupet punuese që janë formuar do të përgatisin statutin dhe pritet që në mes të janarit të mblidhet sërish për të formuar Bashkësinë Islame të Luginës së Preshevës. për shkak agjendës së tij të ngjeshur myftiu i RK Tërrnava gjatë qëndrimit sot në Preshevës për shkak agjendës së ngjeshur ka takuar pos imamëve të Luginës ka takuar edhe Galip Beqiri, kryetar i KKSH dhe kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafën. /Indeksonline/