E Diel, 1 Nëntor 2026

Nora Istrefi provon fatin në Kazino

Mediat Kosovare: Këngëtarja përdor drogë…

Fotoja që ju sjellim sot e shfaq këngëtaren Nora Istrefi së bashku me të fejuarin e saj, Robert Berishën në një kazino. Këngëtarja ka hapur çantën për të nxjerrë para a xhetona dhe duket se nuk e ka ndjerë momentin, kur dikush i ka bërë këtë shkrepje fotografie. Megjithatë në këtë rast nuk ka asnjë gjë të keq, deri në momentin që ajo me të fejuarin e saj provojnë fatin në kazino… Problematike do të ishte nëse ata do të ishin të varur nga kazinoja… Kjo është hipotetike në fakt, po aq sa edhe lajmi që ka qarkulluar së fundmi se ajo është përdoruese e drogës… Kështu të paktën kanë shkruar sitet kosovare dje në internet, ndërsa e kanë lënë evazive këtë fakt… “Nora Istrefi është përfolur edhe më herët sa i takon kësaj çështjeje, më konkretisht pas një periudhe shkëputjeje që ka pasur me të fejuarin Robert Berisha, por asnjëherë nuk ka pasur asgjë të konfirmuar, pasi kush është ai që konfirmon një lajm të tillë mbi të gjitha!”, thuhet në sitet në Kosovë. Këngëtarja, e cila, siç thuhet, do të bashkëpunojë me reperin shqiptar Stresi për këngën e tij më të re “Lamtumirë”, të paktën në publik ka pasur përherë një sjellje të përmbajtur, por kjo nuk tregon përherë atë që fshihet brenda një individi. Ajo është shfaqur disa herë gati e dehur nëpër klube të ndryshme, ku ka qenë e pranishme… Në fakt, nëse kjo është e vërtetë, me siguri këngëtares do t’i binte shumë popullariteti, duke konsideruar që ajo është një ndër personazhet me më shumë fansat në show-bizz-in mbarëshqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›