E Diel, 1 Nëntor 2026

Nora ndien keqardhje për gazetarët

Këngëtarja Nora Istrefi ka hedhur poshtë zërat se është penduar me lidhjen e saj aktuale të dashurisë.

Mediat supozuan një luhatje në qëndrimin e saj rreth marrëdhënies me Robertin, bazuar në një status të bërë në rrjetet sociale, ku shkruante: “Të tjerë na duan, të tjerë do duam, me të tjerë përfundojmë!”.   Istrefi ka bërë te ditur se këto janë vargje të shkëputura nga kënga e saj dhe është shprehur e penduar, por kësaj rradhe me faktin se ''u ka dhënë material gazetarëve".   "Përpara se të shkruani diçka për mua, ju kisha lutur që të hulumtoni më shumë rreth jetës sime, e jo të nisen nga statuset e mi, ku i sheh e gjithë bota", ka shkruar këngëtarja, duke vazhduar me kritika për gazetarët: "Joprofesional, jo t'saktë, jo interesant. M'vjen keq për ju". /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›