Nora ngrit temperaturat

Temepraturat e larta që kanë mbretëruar këto dit kanë bërë që shumë nga të famshmit tanë të nisin pushimet e verës herët.
Këto ditë, Nora Istrefi ka zgjedhur të pushojë në Ulqin së bashku me të dashurin, Robertin dhe kolegen e saj, këngëtaren Tuna.
Ndërkaq, ajo nuk ka harruar ti mbajë të informuar edhe fansat me detaje nga pushimi duke publikuar fotografi.
Siç thonë, “një udhë e dy punë”, Nora përveç që ka treguar se po pushon këto ditë në plazhin e bukur të Ulqinit, ajo ka shfaqur edhe hiret e saja trupore të cilat do ti kishte lakmi çdo femër.
Jo pa të drejtë, Nora edhe mban epitetin e një nga femrat më seksi të estradës shqiptare./Indeksonline/