E Diel, 1 Nëntor 2026

Norja me antiplumb para gjykates

I veshur me antiplumb doli para gjykatës së Durrësit i akuzuari për masakrimin e Aishe Vates, Shaban Norja.
Avokati i tij kërkoi gjykim të shkurtuar pasi Norja ka pranuar krimin dhe palët në gjykatë ranë dakort për marrjen e një vendimi në 24 janar.
80 vjeçari, bazuar në provat e prokuroisë dhe vetëpohimit për autoresinë e krimit, është autor i vrasjes së 18 vjeçares Aishe Vates nga Xhafzotaj e Durrësit.
Viktima ishte 3 muaj shtatzënë momentin kur Norja e vrau si fillim me pistoletë e më pas i preu kokën me sëpatë. Ngjarja ndodhur me 11 tetor të vitit 2012 në Xhafzotaj të Durrësit dhe prokuroria arriti të mbledhë prova që viktima dhe autori kishin lidhje intime së bashku prej më shumë se 3 vjetësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›