Kansas Bank, e 9-ta që falimenton në 2008
Autoritetet bankare kanë mbyllur një Bankë Kolumbiane dhe një Kompani Besimi ditën e premte, banka e nëntë që falimenton brenda këtij viti pas dobësimit të ekonomisë amerikane dhe botërore.
Klientët mund të marrin paratë e tyre deri në fundjavë nëpërmjet çeqeve bankare, ATM-ve ose kartave të debitit.
Kompania e besimit ku ishte e siguruar banka, FDIC ka deklaruar se të gjitha depozitat janë të mbrojtura.
FDIC tha se banka Kolumbiane dhe fondi i Besimit Kensas, kishin 752 milionë dollarë asete, 622 milionë dollarë depozita dhe 9 degë.
Ky falimentim pritet ti kushtojë FDIC-së 60 milionë dollarë.
Falimentimi më i madh bankar këtë vit ka qenë IndyMaC, e cila kishte 32 miliardë dollarë asete, 19 miliardë dollarë depozita. Kjo ishte banka e tretë që falimentone për shkak të paaftësisë paguese në historinë amerikane.
Banka kolumbiane është banka e tretë që falimenton në Kensas.