E Diel, 1 Nëntor 2026

Normalizohet situata në fshatin Picar, zjarri shuhet plotësisht pas ndërhyrjes së zjarrfikësve

TIRANË, 4 shtator /ATSH/ Vatra e zjarrit e shfaqur në fshatin Picar gjatë pasdites është vënë plotësisht nën kontroll dhe është shuar përfundimisht.

Njoftimi për ngjarjen është marrë në orën 18:35, kohë në të cilën strukturat e Shërbimit Zjarrfikës (MZSH) janë mobilizuar menjëherë për ndërhyrje.

Falë reagimit të shpejtë dhe punës së efektivëve, zjarri u vu nën kontroll dhe u shua plotësisht në orën 21:00. Përballimi i situatës u krye me angazhimin e 13 zjarrfikësve, 3 punonjësve me kontratë të përkohshme, 2 automjeteve zjarrfikëse dhe 1 automjeti mbështetës.

Autoritetet konfirmuan se ngjarja nuk ka shkaktuar dëme në njerëz apo dëme materiale. Për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, një grup zjarrfikësish do të qëndrojë në vendngjarje për të monitoruar zonën dhe për të parandaluar riaktivizimin e flakëve, ndërsa situata në fshatin Picar paraqitet e qetë dhe tërësisht nën kontroll. /rtsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›