Normalja e Elbasanit kremton 100-vjetorin
ELBASAN- Arsimi pedagogjik ka kremtuar 100-vjetorin. Festa shekullore është zhvilluar në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi”, emri i të cilit korrespondon me të parin drejtor të shkollës Normale në Elbasan. Qindra ish-studentë, që sot janë personalitete të larta në shumë sfera të jetës shqiptare këndej e andej kufirit merrnin pjesë. Nostalgjia ishte udhërrëfyesi i këtij takimi të vecantë.
Një prej pjesëmarrësve nuk nguroi të japë edhe një mesazh të vyer për arsimin në kohët moderne.
“Arsimi është pjesa më e rëndësishme për progresin e një shoqërie.
Studentët dhe nxënësit duhet të tregojnë respekt më të madh ndaj mësuesve dhe pedagogëve”, u shpreh ai.
Mysafirët e festës kishin ardhur nga brenda dhe jashtë vendit, njerëz të thjeshtë e personalitete, të gjithë kujtuan mes bisedash miqësore, 1 dhjetorin e vitit 1909, vitet e kaluara në bankat e Normales së Elbasanit, apo periudhën e luftës kur shumë prej tyre braktisën shkollimit për tu rreshtuar në mbrojtje të vendi.
(m.a/News24/BalkanWeb)