E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot Dita Botërore Kundër SIDA-s

Dita Botërore e SIDA-s përkujtohet çdo vit në 1 dhjetor. Është një ditë ndërkombëtare e cila ka si synim të shtojë nivelin e paralajmërimit për HIV-in dhe AIDS-in në mbarë botën. Dita ndërkombëtare e SIDA-s është mbajtur për herë të parë në 1 dhjetor 1988. Këtë vit tema për këtë ditë është " të drejtat e nejriut dhe aksesi në trajtime". Kjo temë është zgjedhur për të adresuar domosdoshmërinë kritike për të mbrojtur të drejtat e njerit dhe për parandalimin e HIV, për trajtimin, kujdesjen, dhe suportin e lejueshëm në shumë drejtime. Tema gjithashtu është përzgjedhur si një thirrje për të gjitha vendet për të ndryshuar disa ligje që diskriminojnë ata që janë të infektuar nga HIV. OBSH ka bërë të ditur se numri i fëmijëve të infektuar me HIV në 2008, është 18 % më pak se në 2001. Në kinë me rastin e kësaj dite janë zhvilluar protesta duke bërë thirrje për marrjen e masave dhe parandalimin e kësaj sëmundjeje. Organizata Botërore e Shëndetësisë po lëshon udhëzime të reja për mjekimin e pacientëve me HIV. Me udhëzimet e reja, numri i personave që marrin ilaçet anti-retrovirale, mund të dyfishohet. OBSH po rekomandon që mjekimi të nisë një ose dy vjet më herët, duke u bazuar tek një studim i ri. Studimi ka treguar se një hap i tillë, edhe pse i kushtueshëm, do t'i përmirësojë ndjeshëm gjasat e të infektuarve për të mbijetuar. Për momentin, 4 milionë vetë në mbarë botën marrin ilaçe anti-retrovirale, por me rekomandimet e fundit, numri pritet të dyfishohet. Për herë të fundit, OBSH dha rekomandime për pacientët me HIV-it para tre vjetëve. Por që nga ajo kohë, studimet kanë treguar se ata që fillojnë mjekimin me ilaçet retrovirale kanë më shumë gjasa për të mbijetuar. Organizata thotë se ilaçet duhet t'u jepen dhe nënave me fëmijë në gji dhe grave shtatzëna që janë HIV pozitive. Me këtë metodë, organizata, thotë se gjasat e mbijetesës së tyre shtohen dhe reduktohet rreziku i kalimit të virusit tek foshnjat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›