E Shtunë, 31 Tetor 2026

Norvegji, komision i pavarur për hetimin e sulmeve

Një komision i pavaruar, i ngritur posaçërisht për sulmet në Norvegji, do të hetojë ngjarjen. Ka qenë kryeministri norvegjez, Jens Stoltenberg ai, i cili ka informuar se Norvegjia do të ngrejë një komision të pavarur për të hetuar bombardimet dhe të shtënat më 22 korrik, të cilat vranë të paktën 76 njerëz.
 

Stoltenberg e ka quajtur sulmin “tragjedi kombëtare” dhe tha se shteti do t`i paguajë shpenzimet që kanë të bëjnë me funeralet dhe shërbimet përkujtimore për të vrarët.
 

Çështja është ngritur për shkak të vajtjes me vonesë të policisë në ishullin Utoja, rreth 45 kilometra larg Oslos, ku Anders Bering Breivik ka qëlluar për vdekje anëtarët e krahut rinor të Partisë Laburiste.

Njësisë speciale të policisë i është dashur më shumë se një orë për të arritur në ishull.
Breivik e ka pranuar përgjegjësinë për vrasjen e 68 personave në ishull, ashtu si dhe për shpërthimin në qendër të Oslos, ku humbën jetën 8 persona.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›