Nuk ka të dhëna për bashkëpunëtorë të atentatorit
Rikthimi i kredive ne BE
Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 21:17
Shërbimi sekret i Norvegjisë deri tani nuk ka të dhëna që atentatori i sulmeve në Oslo dhe Utëya të ketë pasur bashkëpunëtorë jashtë vendit.
Shefja e shërbimit sekret, Janne Kristiansen, i tha radiostacionit britanik BBC, se Anders Behring Breivik ka vepruar i vetëm. Gazetat norvegjeze e citojnë Kristiansen me fjalët, Breivik është një ujk i vetmuar.
32 vjeçari gjatë hetimeve pretendonte se ka pasur lidhje me dy celula, që gjithashtu janë të gatshme për atentate.
Breivik pranoi, që të premten ka kryer atentatet në Oslo dhe në ishullin Uotya, duke vrarë të paktën 76 vetë.