E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama humb vota mes amerikanëve me ngjyrë

Nga Express më 27 korrik 2011 në ora 14:00

Presidenti amerikan, Barack Obama, po humb mbështetjen e dy pjesëve të elektoratit, që përbëjnë pjesën më të madhe të bazës së tij, atë të amerikanëve me ngjyrë dhe liberalëve.

Sipas një sondazhi të “Washington Post” dhe “ABC”, presidentit të parë afro-amerikan, për faj të krizës, i ka rënë popullariteti tek njerëzit me ngjyrë.

Vitin e shkuar 77 për qind prej tyre mbështetën mënyrën e menaxhimit të ekonomisë, ekonomia, ndërsa këtë vit përkrahja ka rënë në vetëm 50 për qind.

Te “liberalët”, Obama ka shënuar një rënie nga 53 për qind e përkrahjes në vitin e kaluar, në 31 për qind këtë vit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›