Siri, miratohet ligji për partitë e reja

Kabineti i qeverisë siriane ka miratuar një ligj që lejon formimin e partive politike, përveç partisë në pushtet Baath, me kusht që ato t`i përmbahen parimeve demokratike.
"Krijimi i çdo partie duhet të bazohet në një angazhim ndaj parimeve kushtetuese demokratike, sundimin e ligjit dhe respektimin e lirive dhe të drejtave themelore”, ka njoftuar agjencia e lajmeve siriane. Po ashtu ajo ka shtuar se ata, të cilët deshirojnë të formojnë parti, duhet të aplikojnë për licencë për të vepruar ligjërisht.