E Diel, 1 Nëntor 2026

Dyndje ne psikiatri 800 raste brenda 3 muajve

800 urgjenca dhe konsulta janë kryer pranë Spitalit të Psikiatrisë në QSUT në muajt maj, qershor dhe ne dy javët e para të korrikut. Sipas Shefes së urgjencës së këtij shërbimi, Fatime Elezi, një pjesë e madhe e tyrë janë shtruar në pavionin e psikiatrisë. Megjithatë Elezi thekson se këta të sëmurë janë të grupmoshave të ndryshme dhe dominojnë adoleshentët, të ciët vuajnë nga skizofrenia.

“Në këtë tremujor janë paraqitur raste urgjente 346. Prej këtyre, disa janë shtrime, konsultat janë të planifikuara. Çdo ditë ka një mjek konsulent dhe në këtë tremujor janë realizuar 455 raste”-thotë Elezi.

Sëmundjet mendore, pikun, në këto tre muaj e kanë arritur në muajin maj dhe sipas saj kanë donimuar çrregullimet e ankthit dhe depresionit.

“Ka disa çrregullime psikiatrike si gjendja e ankthit apo depresive që në muajn maj kanë pikun e vet, ky është muaji më i ndjeshëm edhe për të shfaqur sjellje suicidale. Faktorët kryesisht janë biologjikë”-thekson ajo.

Pak kohë më parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë në një studim të saj ka raportuar se nga 500 të intervistuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vetëm 8% kanë pranuar se kanë kaluar probleme serioze të shëndetit mendor. Ndërsa 75përqind  e tyre janë shprehur për gjendje stresi, ankthi e depresioni.  

Julia Bardhushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›