Norvegjia përkujton viktimat, një vit nga sulmet në Oslo dhe Utoeya
Oslo- Norvegjia përkujton sot një vjetorin e vrasjes së 77 personave dhe plagosjen e 242 të tjerëve gjatë sulmeve me armë dhë bomba në Oslo dhe në ishujt Utoeya.
Kryministri Jens Stoltenberg ka vënë një kurorë më lulë në vendin e sulmeve ndërkohë që është bashkuar me qindra qytetarë dhe familjarë të viktimave.
Anders Behring Breivik, i cili ka pranuar përgjegjësinë e të dy sulmeve, është ende në gjyq.
“Vrasësi ka dështuar, njerëzit kanë fituar.” -tha kryeministri Stoltenberg. Ndërkohë që ai po udhëhiqte turmat jashtë selisë së qeverisë, një ditë e gjatë memoriali filloi.
Duke iu drejtuar qindra njerëzve në shesh por edhe mijra të tjerëve që po e shihnin nga televizionit kombëtar, kreu i qeverisë Stoltenberg ka ulur poashtë një kurorë me ngjyra të kuqe, të bardha dhe blu, me ngjyrat e flamurit norvegjez.
Shumë të tjerë mbanin trendafila të kuq, simbolin i Partisë se Punës, por gjithashtu simbol i dashurisë dhe tolerancës ndërkohë shumë prej tyre thanë se duan të përballen me tmerrin dhe jo me zemërimin.
Një i mbijetuar i bombës tha për BBC, tha se kjo ishte një ceremoni e denjë për viktimat për të mos harruar por edhe për të filluar të shikojmë përpara.
Më vonë e mbijetuara, mori pjesë në ceremoni tjetër në ishullin Utoeya, ku Anders Breivik vrau 69 persona, shumica të rinj.
Një meshë u mabjt në Katedralen e Oslos. Shumica e të vrarëve ishin aktivistë të rinj të Partisë së Punës, që kishin shkuar në Utoeya për një kamp veror.
Shumë nga ndërtesat që u dëmtouan nga bomba nuk janë riparuar ende plotësisht. Ndërkohë zyra e kryeministrit dhe ministrit të shëndëtësisë janë ende të mbuluara me plastik.
Sulmet e 22 gushtit ishin aktet më të rënda të dhunës në Norvegji që pas luftës së dytë botërore që hapen një debat të madh ne vend për demokracinë dhe tolerancën në vend.
Breivik që ka qënë në burg që prej tre muajsh, është përpjekur të justifikojë sulmet me pretendimin se ai p përpiqej të ndalonte mulsimanët të marrin përsipër Norvegjinë.
Por qeveria, dhe pjesa më e madhe e popullsisë, kanë promovuar aktivisht tolerancë dhe transparencë për të kundërshtuar pikëpamjet e Breivik.
” Mendoj se njerëzve u duket kjo gje pak naive, të kapesh pas këtyre vlerave të tolerancës në një situatë si kjo.”- tha Vegard Groeslie Ëennesland, një aktivist i partisë së Punës që i mbijetoi sulmit.
” Por unë mendoj se është akoma më naive të mëndosh se nëj polici brutale dhe e dhunshme mund të bëjë të mundur një shoqëri më të sigurt.”
Gjykatësit do të vendosin muajin e ardhshëm nesë Breivik është noraml apo i çmendur, dhe mbi këtë do jepet për të një vendim me burgim të gjatë ose do të çohet në një repart psikiatrik të sigurisë së lartë.
Matilda Alku/IDEA