E Diel, 1 Nëntor 2026

Rreziku që Greqia të lë eurozonën nuk ka kaluar ende

Athinë- Greqia nuk i ka ikur plotësisht rrezikut për të lënë zonën euro, ka paralajmëruar në një intervistë këtë të dielë, lideri i Demokracisë së Majtë, ndërkohë që kërkuar reforma të ngutshme për të korrigjuar deficitet strukturore të borxhit.

Në komentet bërë për Skai TV, të dielën, Fotis Kouvelis, bossi i partisë së tretë greke në koalicionin qeverisës, paralajmëroi për shkurtime të tjera në vendin e goditur nga recesioni.

Ai sa ka kritikuar masat e kursimit të marra nga administrata e mëparshme duke i cilësuar ato si ‘ të pabarabarta, të padrejta, të paparballueshme dhe joproduktive’.

Udhëheqësi i së majtës së moderuar bërri thirrje për politika që të nxisin rritjen ekonomike dhe uljen e papunësisë.

Greqia që është në vitin e saj të recesionit, tashmë varet nga ndihma ekonomike e Bashkimit Evropian dhe Dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, që kanë imponuar shkurtime buxhetore që kanë shkaktuar një valë mbylljesh të koorporatave dhe shkurtime të vendeve të punës. Papunsia arriti 22.5 % në prill të këtij viti.

Kouvelis tha për Skai se është e nevojshmë rinegocimi i kushteve të kreditimit madje duhet kërkuar edhe një zgjatje e periudhës së rregullimit fiskal.

Por të shtunën, ministri i jashtëm e Gjermanisë Guido Westerëelle, përjashtoi çdo mundësi rinegocimi të masave buxhetore.

“Unë shoh dëshira të reja në Greqi për të rinegociuar dhe në thelb dyshime për kryerjen ose jo të obligimeve të vendit për të kryer reformat. Unë duhet të them thjesht se nuk do të bëjmë rinegociata. ” tha Ëesterëelle përditshmen gjermane Bild.

Inspektorët e Trojkës Evropiane priten këtë javë në Athinë për një tjetër inspektim në thellësi të programit ekonomik të qeverisë greke.

Matilda Alku/IDEA

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›