Fushë Krujë, shpërthim në një kazino, s`ka të lënduar

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës në Fushë Krujë. Një sasi eksplozivi është vendosur në një kazino në qëndrë të qytetit por fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar por vetëm dëme materiale.
Menjëherë pas shpërthimit policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë hetimet përkatëse. Forcat e policisë kanë shoqëruar në komisariatin e qytetit disa persona të cilët dyshohen si përgjegjës të vendosjes së lëndës plasëse.
Ndërkohë disa ditë më parë në të njëjtën kazino ka ndodhur një tjetër shpërthim por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.