E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Sulmi në Kiev pas takimit Guterres-Zelensky, Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet të ‘poshtërojë’ OKB

Një orë pas konferencës që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres mbajti me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia sulmoi me raketa Kievin.

Sulmi shkaktoi një të vdekur dhe 10 të plagosur. Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmin e Rusisë dhe tha se kjo tregon shumë për qëndrimet e saj të vërteta ndaj institucioneve globale dhe tentativave për të poshëruar OKB.

“Duhet të ketë një reagim të fuqishëm përkatës. Kjo tregon shumë për qëndrimin e vërtetë të Rusisë ndaj institucioneve globale, për përpjekjet e autoriteteve ruse për të poshtëruar OKB-në dhe gjithçka që përfaqëson organizata,” tha ai.

Guterres vizitoi Kievin një ditë pas takimit që mbajti në Moskë me Presidentin rus Vladimir Putin, raporton SkyNews.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›