E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nostalgji me Bijen e kapitenit

10/11/2010Bija e kapitenit nje film rus i 1959-es eshte filmi qe do te shfaqet sot ne kinemane e se merkures ne Arkivin Qendror Shteteror te Filmit.

Ky film risillet per nostalgjine e viteve 70 kur Bija e kapitenit u shfaq ne kinemate shqiptare dhe u prit shume mire nga publiku qe ne ate kohe kishte etje per artin sentimental.

Me regji nga Vladimir Kaplunovskiy skenar nga Nikolai Kovarsky sipas romanit te Aleksander Pushkinit filmi vjen ne 35 mm.

Ne role Iya Arepina Masha Mironova Oleg Strizhenov Pyotr Grinev Vladimir Dorofeyev Captain Mironov Sergei Lukianov etj.

Bazuar ne romanin e fundit te shkruar nga Pushkin ky film rrefen per intrigat e guximshme politike dhe eshte vendosur ne fund te shekullit te 18 gjate mbreterimit te nje prej sundimtareve me te madh te Rusise Katerina e Madhe. Ne qender te historise eshte nje ushtar i ri Peter Griniev Oleg Strijenov i cili caktohet per te kryer sherbimin ushtarak ne nje nga keshtjellat me te humbura te Rusise ne ate te Bjellogorskut. Kapiteni i keshtjelles Mironov Vladimir Dorofeyev ka nje vajze te bukur me emrin Masha Iya Arepina e cila i hyn shume ne zemer Pjetrit kur ai eshte duke u sheruar nga plaget e marra ne nje duel me nje tjeter ushtar. Eshte koha kur ne Rusi ka filluar kryengritja e madhe e Kozakeve. Udheheqesi i tyre Pugacevi Sergei Lukianov ka nje marredhenie te vecante me Pjetrin pasi dikur ky i fundit i kishte shpetuar jeten. Keshtjella e Bjellogorskut me gjithe rezistencen e madhe bie ne dore te kryengritesve.

Ironikisht Pushkini e ka shkruar kete histori ne 1836 dhe u vra ne vit me pas ne nje duel nje praktike se ciles ai gjithnje i kundervihej ne tregimet e tij.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›