E Shtunë, 31 Tetor 2026

Here modern here avangardist here Don Kishot...

Etika dhe vetedija kritike ne studimet albanologjike pas viteve 90. Deri ne kete kohe d.m.th. deri te renia e Murit te Berlinit ne Shqiperi ne menyre institucionale ne studimet ne pergjithesi - si ne ato filozofike politike ekonomike sociologjike ashtu edhe ne shkencat albanologjike pra per dekada me radhe ka zoteruar dogmatizmi ndersa ne Kosove ne pjesen me te madhe njelloj liberalizmi fillestar me premisa te anarkise - studiuesi nga Kosova Sali Bytyci ben nje veshtrim retrospektiv dhe aktual per vetedijen kritike ne te dyja vendet sidomos kjo per studimet albanologjike

Renia e sistemit komunist ne Evropen Juglindore pjese e se ciles jane edhe Shqiperia dhe trojet shqiptare ne ish-Jugosllavi pervec shpresave qe sillte me vete ne kete hapesire per ndryshime pozitive demokratike solli edhe nje rrenim total pothuaj ne te gjitha sferat shoqerore si ne ate ekonomike politike dhe rrjedhimisht edhe ne fushen e studimeve albanologjike. Ishte ky nje degradim qe kapertheu shoqerite moniste ne cdo qelize te tyre duke perfshire edhe fushen e arsimit kultures dhe shkences.

Ndersa ne vendet e tjera shtrohej problemi i kalimit ne sistemin pluralist me sa me pak dhimbje ne Kosove nuk ishte problem kalimi nga shoqeria moniste ne shoqerine pluraliste demokratike por ketu po kalohej nga shoqeria moniste ne nje roberi nacionaliste ne te cilen para se te luftohej per standarde demokratike duhej te luftohej per ekzistence kolektive.

Ne nje realitet te tille nje pjese e studiuesve te ballafaquar me represionin serb ndaj shqiptareve ne vitet lsquo90 braktisen fushen studimore ne te cilen disa me pak e disa me shume per nje kohe kishin dhene kontributin e tyre dhe kaluan ne fushen politike ne sherbim te ceshtjes kombetare pa perjashtuar edhe ata te cilet te cilet kaluan ne politike per ti ruajtur privilegjet qe i kishin pasur ne ish-sistemin komunist. Pra motivet e braktisjes se studimeve ne fushen e albanologjise dhe percaktimi i marrjes me politike ishin te ndryshme...

2.

Deri ne kete kohe d.m.th. deri te renia e Murit te Berlinit ne Shqiperi ne menyre institucionale ne studimet ne pergjithesi - si ne ato filozofike politike ekonomike sociologjike ashtu edhe ne shkencat albanologjike pra per dekada me radhe ka zoteruar dogmatizmi ndersa ne Kosove ne pjesen me te madhe njelloj liberalizmi fillestar me premisa te anarkise.

Studiuesit ne Shqiperi te cilet deri ne fund te viteve lsquo90 e kishin persosur metoden dogmatike deri ne absurditet ndryshimet e shpejta per nje moment i gjeten te papergatitur nderkaq numri me i madh i studiuesve ne Kosove sidomos ata te cilet vazhdonin ti ruanin pozitat zyrtare te kohes se regjimit komunist anarkine e filluar ne studimet albanologjike dekada me pare e ngriten ne sistem. Dhe ndersa me renien e komunizmit ne Shqiperi pritej qe studimet albanologjike sikurse edhe te gjitha studimet ne fushat tjera te liroheshin nga dogmatizmi nderkaq ne Kosove pluralizmi fillestar te tejkalohej po ndodhte e kunderta.

3.

Keshtu ne vitet lsquo90 e ketej ne fushen e shkencave albanologjike sidomos ne kritiken letrare ne historine e letersise dhe ne teorine e letersise ne te dyja anet e kufirit u krijuan klane te cilat lidhen pakt me politiken e dites permes se ciles edhe i monopolizuan institucionet te cilat ishin te thirrura te merren me shkence dhe arsim. Keta pseudo-intelektuale ishin te paret te cilet i degraduan shkencat albanologjike por rrezatimi i veprimtarise se tyre i tejkalonte kufijte individuale sepse me punen e tyre i hapen deren hapakrah degradimit te ketyre shkencave.

Si pasoje e nje gjendjeje te tille sot jemi deshmitare te lindjes se lloj-lloj pseudoteorive pseudoshkollave ku nuk mungojne as plagjiaturat e ndryshme.

Ndersa studiuesit me eminente te shekullit te njezete jane te mendimit se e gjithe letersia e Evropes por edhe ajo e botes duhet te studiohet si nje e tere ne Kosove dhe Shqiperi filluan te plasohen teza se letersia shqipe duhet te studiohet ne baze te qarqeve letrare apo edhe ne baze te dialekteve ku dialekti merret si faktori kryesor ne gjykimet mbi letersine e jo gjuha shqipe si njesia mbi te gjitha njesite tjera pra gjuhes ia kundervene dialektin dhe teresise qarkun...

Perdorimi i termave letrare sipas deshires eshte bere me se i zakonshem me nuk dihet cili krijues shqiptar i takon romantizmit realizmit apo modernes sepse i njejti here shpallet romantik here realist e here modern

Nocioni romantik realist apo modern duhet te kete nje kuptim si ne Paris ashtu edhe ne Prishtine ashtu si edhe formula e oksigjenit qe eshte nje si ketu tek ne ashtu edhe ne Evrope. Tek ne ndodh e kunderta perdorimi i nocioneve teorike-letrare eshte kthyer ne perdorim privat ku secili ato i perdor sipas deshires se tij.

I njejti autor here del se eshte modern here avangardist here Don Kishot.

Nese e gjitha bota ka nje Kafke nje Prust dhe nje Xhojs ketu tek ne cdo i treti krijues shpallet Kafke Prust Xhojs apo Kafke Prust e Xhojs njeheresh duke i ngritur panegjirik shoku-shokut bashkefisit bashkekrahinasit bashkeklanasit apo bashkepartiakut

Leximi postmodernist qe u behet ketyre pseudoteorive nga ana e nje pjese te intelektualeve te instrumentalizuar per qellime te tyre pragmatike me pare eshte postprimitivizem sesa ka lidhje me ndonje lloj te modernizmit.

4.

Sot ne fushat e shkencave albanologjike vazhdojne te qarkullojne nje varg librash shkollore me plot te meta jo vetem materiale por edhe qenesore gje qe per nje vend normal qe investon ne ngritjen e arsimit do te ishte e palejueshme nderkaq per zevendesimin e tyre nuk ndermerret asgje

Vazhdojne te botohen libra kritike historiko-letrare dhe teorike larg cdo standardi duke filluar nga kompilimet me te zakonshme e deri te pseudoteorite te cilat sidomos pas luftes lsquo98-lsquo99 filluan te mbinin si kerpudhat pas shiut...

Kur jemi ketu duhet te theksojme se nje koalicion joparimor eshte lidhur ndermjet pseudointelektualeve te Kosoves me ata te Shqiperise.

Kerkoj ndjese nga ju te pranishem qe per ta karakterizuar kete koalicion po e huazoj nje formulim qe e ka burimin te politika e shkuar koalicion joparimor.

Cdo absurditet qe botohet ne Prishtine ne Tirane proklamohet si arritja e fundit edhe ne rastet kur kemi te bejme me maskarallekun e fundit. Keshtu ndodhi para disa vjetesh me nje liber te botuar ne Prishtine ne te cilen doli ne shesh plagjiatura i cili ne Shqiperi mori cmimin me te larte si libri me i mire i botuar per vitin 2005 ne rrafshin gjithekombetar Ky rast nuk eshte i izoluar sepse u perserit edhe kete vit disa muaj me pare.

Jo rralle has ne parathenie te shkruara nga figura te njohura nga Tirana bile edhe me thirrje akademike te cilat po ti lexosh me vemendje sheh fare mire se shkruesi as qe e ka idene se cpermban libri te cilit ia ka shkruar parathenien apo per te cilin mban fjalen e rastit Flirti i ketyre pseudointelektualeve me politiken e dites eshte me se i dukshem.

5.

Si perfundim mund te themi lirisht se si asnjehere me pare me pak etike dhe vetedije kritike nuk ka pasur ne shkencat albanologjike.

Etika dhe vetedija kritike jane te lidhura ngushte me njera-tjetren. Aty ku ka vetedije kritike sigurisht qe ka edhe etike dhe anasjelltas aty ku nuk ka vetedije kritike per rrjedhoje nuk mund te kete as etike.

Ndaj si edhe ne cdo sfere tjeter shoqerore edhe ne fushat e shkencave albanologjike sot po ndeshemi me nje varg fenomenesh negative te cilat perpiqen te kthehen ne fenomene normale te natyrshme dhe te vetekuptueshme.

Se ka renie te nivelit shkencor kjo eshte me se e qarte por ketu pershtypje te madhe ben indiferenca e bartesve te shkencave albanologjike ndaj kesaj renieje. Te rralle jane ata qe ne raste te vecanta ngrene zerin kunder nje pertrollisjeje te tille te ketyre shkencave ndersa zeri i tyre humbet ne xhunglen e mediokritetit te cilin e ka promovuar masa e pseudointelektualeve te cilet sot po shtohen cdo dite e me shume.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›