Nostalgjia e kinemasë në Imperial

Tiranë, 6 qershor, NOA, Milena Selimi - Arkivi Qendror i Filmit ka vendosur të nxjerrë nga sirtarët filmat e fjetur, pronë e çmuar e këtij institucioni për ti shfaqur në ekranin e madh në kryeqytet.
Nëndrejtori Slatina shprehet se qëllimi është prezantimi i kësaj trashëgimie për shikuesin dhe në të njëjtën kohë riciklimi i filmave që kanë dyzet vjet të kyçur në dhomat e ftohta të Arkivit.
Ky aktivitet, i cili organizohet nga AQFSH-ja dhe Kinema Imperial ka për synim të afrojë një publik të moshës së tretë, apo ndoshta edhe ndonjë të moshës së re pranë kinemasë.
Nga data 5-18 qershor do të shfaqen 45 filma italianë, francezë, gjermanë, indianë, rusë, rumunë, argjentinas, meksikanë, që u takojnë viteve '50, '60 por më të shumtët janë të viteve '70, '80. Çdo ditë shfaqen tri filma nga paraditja deri pasdite.
"Nostalgjia e kinemasë" shënon emra të njohur regjisorësh që shfaqen nga kinemaja italiane: "100 ditë në Palermo" (1984) i Giuseppe Ferraras, "Hakmarrja e Ivanhoes" (1965) i Tanio Boccias, "Gruaja më e bukur" i Damiano Damianit (1970), "E zonja e bujtinës" (1980) i Paolo Cavaras, "Mafia me bluzë të bardhë" (1973) i Luigi Zampas, "E dashura ime Libera" (1973) i Mauro Bologninit.
Nga kinemaja franceze: "Shën Mëria e Parisit" (1956) i Jean Delannoyt, "FanFan Tulipan"(1952) i Christian Jacques. Filmat rusë: "Ata qenë të parët" 1956 Yuri Yegorov, "Ai do të kthehet përsëri" i Pirjev; filmat indianë "Vagabondi" (1951) dhe "Zotnia 420" (1955) i Raj Kapoorit, filmi i njohur turk "Shamikuqja" (1977) e Atif Yilmaz etj.
Nga organizatorët mendohet se këta filma nuk janë thjesht nostalgji, por janë kryevepra të çdo kohe e çdo brezi me aktorë protagonistë në këto filma, si: Ugo Tognazzi, Gina Lollobrigida , Anthony Quinn, Jean Gabin, Alain Delon, Lino Ventura, Giuliana de Sio, Audrey Hepburn, Ornela Muti, Adriano Celentano, Raf Vallone, Antonella Lualdi, Gérard Philipe etj.
m.s/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")