Almeda Abazi: Aktrimi, ëndrra që më çon drejt tapetit të kuq të Hollywood
Ka fituar të gjitha kurorat e misit në ato konkurse ku ka marrë pjesë, duke filluar me Miss Tirana, Miss Shqipëria dhe kurorën më speciale të fituar për herë të parë nga një vajzë shqiptare, atë të Miss Globe International. Bukuroshja Almeda Abazi ka disa kohë,
që është rikthyer në Stamboll ku jeton edhe familja e saj, për të vazhduar shkollën, por edhe karrierën si aktore. Në një intervistë dhënë për gazetën ajo rrëfen mbi jetën e saj, projektet kinematografike dhe sa i mungon Tirana. Sot ajo është një nga emrat më të dashur për publikun turk, i cili e adhuron bukuroshen shqiptare. Ajo ka qenë prezente në shumë kanale turke në programe të ndryshme televizive. Nëse futeni në Youtube, duke klikuar emrin e saj, mund të shikoni dhe disa video të miss-it si pjesëmarrëse në një program shumë të ndjekur në Turqi. Gjithashtu ajo ka marrë pjesë edhe në disa sfilata të Haute Couture në pasarelat turke në krah të modeleve më të njohura turke disa prej të cilave janë modele dhe të Victoria Secrets. Disa prej këtyre sfilatave janë dhënë disa herë dhe në Fashion Tv channel. Të gjitha këto aktivitete të bëra prej saj, kanë zënë një pjesë shumë të rëndësishme në faqet e para të gazetave shumë të njohura në Stamboll. Para disa vitesh rikthimi i saj në Shqipëri ka qëlluar me fat, duke i ndryshuar, madje gjithë projektet për më tej. Almeda Abazi është vajza, që vetëm pak kohë arriti të fitojë tre kurora bukurie. Pasi ka kaluar një pjesë të fëmijërisë në Turqi ku edhe ka studiuar, Almeda është rikthyer në Tiranë, ku pjesëmarrja në tre konkurse bukurie i fali tre kurora. E ndërkohë si e shikon të ardhmen e saj ajo na e rrëfen në vijim të kësaj interviste.
-Almeda, nga e kaluara e juaj prej miss-i, çfarë kujtoni?
Emocione, lot, urime, kurora me fashon në sirtar këto janë kujtimet, që më kanë mbetur nga koha e Missit.
-Tani jeni një person publik mjaft i njohur në Turqi, vazhdimisht ju vijnë oferta për të luajtur në filma. Si ndiheni nga kjo?
Po tashmë jam një aktore e njohur në Turqi, që ndiqet nga oferta dhe projekte të shumta, ndihem mirë megjithëse lodhem shumë, por puna që bëj më jep kënaqësi.
-Si ju duket aktrimi dhe kjo eksperiencë e parë në këtë fushë, duke qenë se më të lehtë keni modelimin?
Fillimisht doja të thosha që nuk është eksperienca e parë, pasi unë kam hedhur firmën në tre filma turk tashmë, për sa i përket modelimit asnjëherë nuk kam menduar të bëhem modele, pjesëmarrja në kompeticionet e bukurisë më duhej për të më hapur rrugën drejt botës së televizionit, asnjëherë nuk jam shprehur që ëndrra ime është të bëhem një modele, gjithmonë kam përmendur Tapetin e Kuq në intervistat e mia. Që në fillimet e karrierës time bashkë me familjen kemi projektuar një rrugë, të cilën do të ndjekim gjatë gjithë kohës dhe unë në 1 vit e gjysmë e kam përshkuar me hapa të shpejta një pjesë të mirë të asaj rruge, por që ka shumë për të ecur akoma.
-E sheh të ardhmen tënde një aktore.?
Tashmë unë jam një aktore...
-Si është jeta e Almedës në Turqi dhe mundësitë që të janë ofruar, krahasuar me Shqipërinë?
Jeta ime në Turqi është e bukur dhe e lodhshme. Jetoj në një zonë të bukur të Stambollit me familjen time, sapo mbarova vitin e katërt të shkollës së mesme dhe po përgatitem për universitet, krahas kësaj punoj gjithë kohës, ditët që skam xhirime mundohem të pushoj pranë familjes, takohem me shoqërinë. Sporti është i pandarë në jetën time të përditshme, më mirë lë një vakt pa ngrënë se sa të lë sportin. Nuk mund të krahasoj mundësitë që më janë dhënë këtu me ato në Shqipëri, pasi në Shqipëri nuk mu dha asnjë mundësi, asnjë lloj oferte pune a ndonjë reklamë në 1 vit që ndeja atje, ndërkohë këtu që ditën e parë, që erdha të nesërmen luajta në një reklame dhe brenda 1 viti bëra 2 filma dhe çdo natë isha prezent në ekranin turk.
-Gjithmonë e ndjekur nga media, jeni bezdisur nga kjo?
Media është prezent kudo, paparacët ta bëjnë jetën pak të vështirë, por në momentin që ti e ndjen veten në rregull me jetën dhe punën që bën paparaci stë tremb fare, je e lirë gjithë kohës duke e ditur që sdo të kenë shanse të të kapin në gabim.
-Dimë që keni ofertë dhe për të interpretuar në një telenovelë. Diçka rreth saj, kur do të nisin xhirimet, por dhe roli juaj?
Po, në muajin korrik filloj xhirimet e një telenovele të re, ku si përherë dhe aty do të jem protagoniste. Jam në rolin e një vajze që sapo ka mbushur të 18-tat, shumë e pasur dhe e dashuruar që në vogëli me një djalë paksa të madh në moshë, dashuri të cilën e ka fshehur gjithë këto vite, por që mendon se ka ardhur koha ta shprehi atë. Si gjithmonë këtu do të fillojnë problemet, intrigat, luftërat për të fituar atë çka se ke. Momentalisht kam nënshkruar për 40 seri, të cilat do të shfaqen një herë në javë, duke filluar nga muaji shtator, mendohet që filmi do të vazhdojë përtej 40 serive, por kjo gjithmonë në varësi të shikueshmërisë.
-Sa është realizuar ambicia juaj në drejtim të ekranit televiziv?
Një pjesë e ëndrrës sime është realizuar, por ka shumë për të ecur për të arritur atë çka është qëllimi i karrierës sime, Amerika.
-Me çfarë po merresh aktualisht, edukimi dhe projektet tuaja atje?
Sapo mbarova vitin e 4 të shollës së mesme dhashë dhe provimet, vitin tjetër do të jem studente në Konservatorin e Stambollit dega aktrim. Projektet janë të shumta, përveç telenovelës që përmenda pak më sipër kam në projekt dhe një film tjetër kinematografik xhirimet e të cilit do të zgjasin 3 muaj, dhe projekti tjetër i radhës është një reklamë për një bojë flokësh të njohur në të cilën do të luaj bashkë me Ildën motrën time më të vogël.
-Sa ju mungon Tirana dhe kujtimet më të bukura që ju keni për Tiranën?
Tirana me mungon gjithë kohës, është vendlindja ime, më mungon çdo gjë prej saj, rrugët, njerëzit, ushqimet, është qyteti që më kurorëzoi tre herë si vajzën më të bukur.
-E ruani akoma shoqërinë tuaj?
Me shoqërinë atje kontaktojmë herë pas here nëpërmjet internetit, kur vij gjatë verës takohemi dhe dalim.
-Shoqëria juaj në Turqi dhe si ndiheni mes tyre?
Shoqëria në Turqi është e shumtë dhe e kategorive të ndryshme, kam shoqëri me moshatarët e mi në shkollë, kam shoqëri me njerëz të moshave të ndryshme, duke qenë se luajmë bashkë në projekte të ndryshme.
-Çfarë ju ka falur deri tani jeta?
Si çdo njeri tjetër dhe unë kam jetuar të 4 stinët në jetën time. Jeta është e paparashikueshme, mua jeta më ka falur gëzime me dozë në maksimum, por njëkohësisht dhe hidhërime me overdozë. Humbja e njërit prej prindërve në moshë shume të re është shumë e rëndë aq sa dhe kur ke momente që duhet të gëzohesh diçka atje brenda teje gjithmonë të pengon ta shijosh atë 100%.
-Ka vend për zhgënjime, në projekte artistike apo dhe në projekte të tjera?
Zhgënjime asnjëherë, pasi në çdo hap që hedh në jetë mendohem mirë para se të vendos për diçka.
-Si e sheh të ardhmen tënde, ku do të jetë Almeda pas disa vitesh?
Me saktësi nuk mund të flas se ku mund të jem në të ardhmen, pasi nuk është në dorën time, unë mund të them çfarë qëllimi i kam vënë unë vetes për të ardhmen. E përmenda dhe pak më lart synimi im është Hollywood.
-Kur do tju shohim sërish në Tiranë?
Në Tiranë do të më shihni shumë shpejt , mendoj të vij të pushoj nja 10 ditë para se të filloj nga xhirimet e rrallës.
-Jeta private.?
Jeta private është e qetë si gjithmonë dhe mendoj dhe këtë vit ashtu do vazhdoj të jetë, pasi jam shumë e zënë me punë dhe nuk dua të lodh kokën me halle të tjera, që për momentin janë të panevojshme.
-Familja juaj sa ju mbështet në të gjitha iniciativat tuaja?
Familja ime ka rolin kryesor në të gjithë karrierën time, po mos të ishin ato nuk do kisha arritur kurrë deri këtu. Mami është menaxherja ime bashkë me 3 menaxherë turk dhe kjo më ka lehtësuar jash