E Diel, 1 Nëntor 2026

"Koleksioni i Përhershëm", premierë në Teatrin Kombetar


"Koleksioni i Përhershëm" nga Thomas Gibbons, është premiera e Teatrit Kombëtar nga regjisori dhe aktori amerikan Clarence Gilyard. Kjo dramë ka si objekt artin dhe rolin që ai luan në zhvillimin e një shoqërie duke trajtuar probleme që lidhen me pushtetin, vlerat, integritetin dhe frikën.Në këtë premierë ishte e pranishme mes artistëve dhe publikut të zgjedhur edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Drejtori i Teatrit Kombtar, Kristaq Skrami vlerësoi se kjo premierë e shtatë për këtë sezon është një risi në ritualin e shfaqjeve pasi ka një dualitet në disa drejtime.

Kjo shfaqje do t'ju largojë për 2 orë nga rrugët e Tiranës dhe do t'ju sjellë në Teatrin Kombëtar. Premiera me pjesëmarrjen e Mirush Kabashit, Tinka Kurtit, Fatos Selës, Ema Andreas dhe Esmeralda Metkas, me skenografi të Bashkim Zahajt dhe kostumet e Edlira Qyshkës do te vijojë të shfaqet deri në datën 13 qershor në Teatrin Kombetar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›