Nostalgjia italiane e "Qytetit te Jugut"
Rehabilitimi i Aeroportit te Gjirokastres do te jete nje nga investimet prioritare te realizuara ne bashkepunim me palen italiane ne Qarkun e Gjirokastres. Sipas eksperteve te Keshillit te Qarkut, ne politikat e sotme te zhvillimit te vendeve te ndryshme aeroportet zene nje vend prioritar pasi efekti ekonomik i zhvillimit eshte i shpejte. Ne kontekstin e rajonit tone disi i izoluar nga pjeset e tjera te vendit dhe ato rajonale me potenciale te larta zhvillimi riaktivizimi i ketij aeroporti perben nje domosdoshmeri me shume per te shtuar pikat e kontaktit me realitetet qe deri tani kane qene te paarritshme. "Ne situaten komplekse qe ne ndodhemi, thote drejtori i Urbanistikes Bexhet Cobani, ky projekt perfaqeson nje hap te rendesishem te Keshillit te Qarkut per mbrojtjen e zonave me potenciale per zhvillimin e ardhshem te Rajonit. Pse pikerisht aeroporti? Nuk eshte vetem nostalgjia e tetedhjete vjeteve te historise te ketij aeroporti, por edhe pozicioni qe ai mbulon ne gjithe rajonin jugor te Shqiperise".
"Historiku i aeroportit na kujton vitet '30-'40 kur ky aeroport u ndertua dhe me linjat ditore te komunikimit lidhte Gjirokastren me pjeset e tjera te Shqiperise dhe me carter edhe me Italine fqinje", thote drejtori Cobani. "Kjo periudhe, vijon ai, me nje impuls zhvillimi evropian u nderpre me fillimin e luftes dhe izolimit politik te vendit". Funksionet ushtarake te aeroportit nuk mund te zevendesonin efektet per zhvillimin rajonal qe mund te ofronte funksioni civil i aeroportit. "Studimi i Efektshmerise Ekonomike per riaktivizimin e aeroportit realizuar nga arkitekti Emidio Cekoti na ka forcuar bindjen per leverdisshmerine e ketij realiteti ne kontekstin rajonal dhe kombetar", thone ekspertet e Keshillit te Qarkut. Tjeter hap konkret ne funksion te riaktivizimit te ketij realiteti eshte restaurimi i godines se aeroportit, instalimi i Stacionit Meteorologjik te integruar ne sistemin nderkombetar si dhe montimi i Kulles se Navigimit, realizuar fale ndihmes se Delegacionit Italian te Eksperteve.
Fillimet e fluturimeve ne Gjirokaster
Ishte shtatori i vitit 1924, kur autoritetet shqiptare pranuan kontraten me shoqerine "Adria-Aero-Llojd" dhe nxiten daljen e nje projekt-ligji, i cili do te celte siparin e historikut te aviacionit civil ne vendin tone. Linja ajrore Tirane-Gjirokaster-Tirane u inaugurua ne 11 gusht 1929. Keto fluturime bene te mundur lidhjen e qendres se Jugut te Shqiperise me kryeqytetin ne nje kohe te shkurter. Megjithate fluturimet e avioneve te vegjel qe perdoreshin ne kete linje realizoheshin vetem ne kushte atmosferike normale. Veshtiresive te motit per kryerjen e fluturimeve i shtoheshin edhe gjetja e ekuipazhit qe do te kryente sherbimin. Fillimisht ne kete linje fluturimesh ka operuar nje ekuipazh i reduktuar gjerman dhe me pas nje ekuipazh i perbere nga pilote italiane. Krahas pasagjereve ne linjen Gjirokaster-Tirane dhe anasjelltas avionet realizonin edhe transportimin e postes. Per kete linje fluturimesh perdoreshin dy-tre aeroplane te lehte te tipit "Albatros E" dhe "Albatros G", te cilet kishin nga tre vende secili. Ne vitin 1932 marreveshja me gjermanet u abrogua dhe qeveria Mbreterore Shqiptare ia dha koncesionin per sherbimin ajror civil shoqerise italiane "Ala-Littoria". Kesaj periudhe i perket edhe ndertimi dhe sistemimi i aeroportit te Gjirokastres ne perputhje me kushtet teknike te fluturimeve te asaj kohe.
Ne vitet '30-'40 te shekullit te kaluar ky aeroport do te kishte nje funksion te dyfishte, ate civil dhe ushtarak. Gjate luftes italo-greke ne pisten e aeroportit te Gjirokastres u vendosen rreth 30 aeroplane transporti, bombardues, civile, etj. Krahas pistes se modernizuar edhe sherbimi ne fluturimet civile erdhi ne rritje. Gjate kesaj kohe per fluturimet civile perdoren aeroplane te tipit "Breda 44". Grupet e pasagjereve qe udhetonin me avion ne linjat e aeroportit te Gjirokastres ishin nga me te ndryshmet, tregtare, administratore, punonjes te administrates shteterore, etj. Per t'u permendur eshte fakti se krahas fluturimeve ne linja te rregullta shpesh nga aeroporti i Gjirokastres niseshin edhe cartera me destinacion te percaktuar nga klientet e interesuar kryesisht ne drejtim te Napolit dhe Brindizit. Pas vitit 1944, sherbimi civil ne aeroportin e Jugut u nderpre, megjithate aeroporti i Gjirokastres vazhdoi te sherbente per qellime ushtarake, per nevoja qeveritare dhe humanitare. Nje tregim i titulluar "Aeroporti i Jugut", i shkrimtarit Ismail Kadare do te bente qe aerodromi i Gjirokastres te mbetej me te vecantet krahasuar me pistat e tjera te fluturimeve. Ndersa ne romanin "Kronike ne gur" historia, ngjarjet dhe zhvillimet e aeroportit te Gjirokastres zene faqe te tera duke qene keshtu nje deshmitar i vete historise se qytetit te gurte.