E Shtunë, 31 Tetor 2026

Universiteti, kete vit nuk ka "part-time"

Ne universitetin "Fan Noli" te qytetit te Korces nuk do te kete per kete vit akademik studime me kohe te pjesshme. Shkak per kete eshte bere vonesa ne miratimin e programit dhe kuotave te sistemit te ri sipas Kartes se Bolonjes. Programi dhe kuotat mesohet se i jane sjelle bashke me udhezimet e Ministrise se Arsimit ketij universiteti ne muajin shkurt me mbylljen e semestrit. Sic ka deklaruar rektori i ketij universiteti, Gjergji Mero, fakti se programi dhe kuotat kane ardhur me vonese ka bere qe studentet e vitit te pare te sistemit me kohe te pjesshme te mos kene mundesine dhe kohen per t'u pergatitur. Ai thote se, ne nje situate te tille, ata qe kane qene te interesuar te ndjekin studimet me kohe te pjesshme prane ketij universiteti, nuk kane kohe per pergatitje pasi kane kaluar disa muaj nga fillimi i vitit akademik dhe eshte mbyllur nje semester bashke me sezonin e provimeve. Kjo sipas tij do te thote se vetem studentet qe kane aplikuar per kete vit nuk do te mund te vazhdojne part-time ndersa ata qe jane ne proces studimi ne vitet e tjera, sipas sistemit te vjeter dhe programeve te meparshme, nuk do te nderpriten nga studimet, duke vazhduar me te njejtat kushte dhe kritere. "Eshte caktuar qe, sipas sistemit te ri dhe ligjit te ri te arsimit te larte, keta studente te vitit te pare me kohe te pjesshme te nisin procedurat nga muaji shtator, pra me fillimin e vitit tjeter akademik. Kjo ka ardhur si rrjedhoje e miratimit me vonese te programit dhe te kuotave. Keto dhe udhezimet kane mberritur kete muaj. Perderisa studentet nuk kane kohe te njihen me programin dhe pergatiten, pasi eshte mbyllur nje semester, eshte rene dakord edhe me dekanatet qe kjo te aplikohet vitin tjeter akademik" tha dje per "Koha Jone" rektori Gjergji Mero.
Gezim Ashimi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›