E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nostalgjikët e Titos marshojnë drejt Beogradit

Gazeta Shqip

Rreth 30 vjet pas vdekjes, ish-udhëheqësi vijon të ketë mbështetës të shumtë

TitoQindra nostalgjikë të ish-Jugosllavisë janë mbledhur në Beran të Malit të Zi, për garën vjetore të stafetës, në nderim të liderit të fundit jugosllav, Josip Broz Titos.

Stafeta e vëllazërim-bashkimit nisi udhëtimin e saj nga qyteti Beran i Malit të Zi, të dielën, e shoqëruar nga një turmë prej disa qindra shikuesish.

Ceremonia filloi me këngë patriotike jugosllave dhe valltarë të veshur me kostume kombëtare nga vise të ndryshme të ish-Jugosllavisë, të rrethuar edhe me simbole të ish-shtetit.

Bashkimi ynë nuk ka alternativë dhe mund të bëhet vetëm nëse ne ndjekim idetë e Titos dhe jemi të aftë ti kuptojmë ato, tha vrapuesja Angjela Popoviq.

Vrapimi do të përfshijë Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë, derisa vrapuesit të mbërrijnë në Shtëpinë e Luleve në Beograd më 25 maj, në vendin ku është i varrosur Tito.

Ndërkohë, të tjerë vrapues nga Sllovenia, Kroacia dhe Bosnjë- Hercegovina, janë nisur drejt fshatit Kumrovc, vendlindjes së Titos, në veri të Kroacisë.

Nostalgjikët e Titos marshojnë drejt Beogradit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›