Pasuria në Afrikë kontrollohet nga pak dinasti
Kleptokracia
Vrapimi me stafetë ka mbetur nga koha e ish-Jugosllavisë, kur të rinjtë bënin një udhëtim të ngjashëm në këmbë nëpër ish-shtetin e përbashkët, udhëtim që përfundonte me ceremoni masive në Beograd për nder të liderit, në ditën e lindjes së tij.
Afrika ka shembuj të shumtë të dinastive ekonomike, të rasteve kur udhëheqësit e politikës dhe financave u kalojnë pasuri të mëdha fëmijëve të tyre, veprime që shpesh janë burim akuzash për korrupsion. Disa familje po arkëtojnë mbi pushtetin politik dhe pasurinë e prindërve të tyre për tu bërë të pasur.
Një klub i ri po del në Afrikë, bijtë e udhëheqësve autokratë, të cilët grumbullojnë pasuri të konsiderueshme ndërsa banorët e vendeve të tyre zhyten në varfëri.
Në Guinenë Ekuatoriale, Banka Botërore vlerëson se 12 në çdo 100 fëmijë vdesin para se të mbushin pesë vjeç.
Djali i drejtuesit i udhëheqësit të vjetër të këtij vendi ka blerë një avion Gulfstream, një vilë në Malibu dhe një orë që kushton 3,7 milionë dollarë. Por paga qeveritare që merr Teodoro Obiang Nguema Mangue është nën 100 mijë dollarë.
Në vitin 2007, Shtetet e Bashkuara shpenzuan gati 6,7 milionë dollarë në programe për të ushqyer fëmijët në shkollat e varfra të Republikës së Kongos.
Në vitin 2006, Presidenti i këtij vendi, Denis Sassou-Nguesso dhe eskorta e tij shpenzuan më shumë se 150 mijë dollarë në dhoma hoteli dhe shërbime gjatë një vizite pesëditore në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Në vitin 2007, organizata Global Witness dokumentoi se djali i Presidentit shpenzoi qindra mijëra dollarë për pazar në tregje të huaja.
Kritikët thonë se shumë nga këta pasardhës të pasur kanë një tjetër gjë të përbashkët: korrupsionin.
Këtë vit, revista Forbes njoftoi debutimin e parë të një femre miliardere të Afrikës. Isabel dos Santos thotë se e ka grumbulluar pasurinë e saj nëpërmjet punës së vështirë dhe vendimeve mendjemprehta në biznes. Ajo është gjithashtu vajza e Presidentit për një kohë të gjatë të Angolës – një fakt që i bën shumë kritikë të shtrojnë pyetjen se si ajo i fitoi kaq shumë kontrata të majme qeveritare.
Pasuria në Afrikë kontrollohet nga pak dinasti burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email