E Shtunë, 31 Tetor 2026

Not Majkell Felps triumfoi ndaj rivalit te tij te madh Rajan Lohte

Një duel gjigandësh u fitua nga notari më i famshëm. Majkëll Felps arriti të triumfonte ndaj rivalit të tij të madh, Rajan Lohte, në garën e 200 metrave stil i përzier. Sfida u zhvillua në Çmimin e Madh të Ostinit në Teksas.
Njeriu që fitoi 8 medalje të arta në një olimpiadë të vetme, pra Felps, dha kohën 1’58”52, ndërsa Lohte doli i dyti me 2’00”30. Me këtë sukses, Felps i fitoi të dyja garat në stilin e përzier, pasi më parë kishte fituar edhe 400 metrat. Një fitore shumë më pak të rëndësishme, ai e arriti në 100 metrat shpinë, duke fituar finalen B.
Felps ka fituar gjithsej 13 medalje olimpike, nga të cilat 5 në Athinë në vitin 2004 dhe 8 në olimpiadën e fundit në Pekin, 4 vjet më parë.
Në garat e femrave, një fitore të bukur arriti një notare e re, Majsli Frenklin, e cila përfundoi e para në 100 metra shpinë, duke dhënë kohën 59”92.
Notarët amerikanë po përgatiten për lojrat olimpike të Londrës që do të zhvillohen pikërisht këtë vit dhe ku Felps synon të shtojë sasinë e tij të medaljeve në atë që quhet si aktiviteti më i madh sportiv.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›