Deputeti i PD-se Fatbardh Kadilli flet ne ABC News per zhvillimet politike

“Jozefina Topalli figura më e përshtatshme për kreun e ri të shtetit”. Ky ishte vlerësimi i deputetit të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli, i cili gjatë një bisede në studion e “ABC News” foli për garën e afërt për postin e kreut të presidencës. Sipas deputetit demokratë,Topalli është një figurë me karrierë të pasur politike. Njëkohësisht, në gjykimin e Kadillit në përzgjedhjen e kandidaturës për Presidentin e ri është e rëndësishme që ajo të jetë një figurë politike. “Për zgjedhjen e Presidentit të ri duhet bashkëpunim mes partive. Pavarësisht se opozita synon bllokimin në një proces të tillë ai s’mund të realizohet, pasi janë ndryshimet e bëra në vitin 2008 në Kushtetutë, të cilat saktësojnë qartë zhvillimin e këtyre zgejdhjeve”, u shpreh Kadilli.
Gjithashtu, deputeti i PD-së gjatë intervistës së tij u ndal dhe në zhvillimet e pritshme politike, ku duke u fokusuar tek sesioni i ri parlamentar, Kadilli deklaroi se “PS s’ka vullnet për miratimin e ligjeve me 3/5”.
Sipas tij, PS, ka prishur bashkëpunimin me PD, edhe pse miratimi i ligjeve me 3/5, detyra Kuvendit. Ndërkohë një tjetër çështje e prekur nga deputeti Kadilli ishte dhe 20 vjetori i themelimit të FRESSH, ku vlerësoi se ky forum është deformuar nga Rama dhe kjo u duk qartë, pasi në atkivitet munguan themeluesit e saj.