Pilotet e Ferrarit Fernando Alonso dhe Felipe Masa optimiste per titullin

Ka dy vjet që nuk po arrijnë ta ngrenë kokën aq lart sa dëshirojnë. Ka dy vjet që Ferrari po e vuan konkurencën e rivalëve Red Bull e Meklaren, por të gjithë tek kokëkuqja kanë shpresë se 2012-ta do të jetë viti i ndryshimit. Shpresat janë të gjitha tek Fernando Alonso dhe spanjolli duket i qetë duke vënë theksin tek puna e skuadrës.
“Pres kthesë nga e gjithë skuadra. Mendoj se kemi punuar mirë me makinën e vitit 2012 dhe kemi bërë disa ndryshime. E gjithë skuadra ka qenë më agresive, më e vendosur, duke u marrë edhe me gjërat më të vogla, ndaj kam besim se do të jemi mirë”, u shpreh Alonso.
Pas tij edhe Masa, i cili do të jetë tepër i rëndësishëm për rezultatet e Ferrarit si skuadër.
“Mendoj se do të jetë një vit i rëndësishëm për skuadrën, ne kemi nevojë të bëjmë gjëra të rëndësishme. Ndihem i fortë nga ana psikologjike, kemi shpresa tek makina e re dhe shpresoj që të jetë ndryshe nga dy vitet e fundit”, deklaroi Masa.
Ferrari është rekordmen i titujve për pilotë dhe skuadra, ndërsa ka në radhët e veta një superpilot si Alonso. Duket se nuk mungon asgjë për të arritur suksesin, por këtë do ta tregojë vetëm kampionati botëror.