Notat fiktive, shumë studentë mbetës në mjekësi

Dekani, Bajram Hysa, thotë se rezultatet e tyre të pranimit janë maksimale, por duket se rezultatet janë fiktive pasi ata dështojnë që në vitin e parë dhe kanë një diferencë të madhe me studentët e tjerë.
"Studentët më të mirë janë ata që vijnë nga gjimnaze të konsoliduara. Ka dhe studentë që vijnë nga periferitë me rezultate të larta, gjë që nuk duket i qartë përparimi i tyre edhe në studimet e larta. Ka shumë prej tyre që nuk e justifikojnë atë notë mesatare me të cilën kanë hyrë në fakultet. Mesa kemi studiuar deri tani, gati 70 për qind i përfundojnë në kohë", thotë Hysa për AS.
Për më shumë transparencë, Hysa sugjeron që në hartimin e pyetjeve apo dhe gjatë vlerësimit të provimeve me zgjedhje të përfshihen dhe pedagogë të fakultetit të Mjekësisë.
"Kërkojmë një rishikim dhe të pranimeve në universitete dhe vlerësime nëpër rrethe. Ndoshta duhet lënë që jo të rikthejmë konkurset që kanë qenë po një mënyrë vlerësimi të kritereve të reja që do të paraqesë vetë universiteti sipas specifikave dhe degëve që ka", thotë ai. Këtë vit, një pjesë e studentëve më të mirë të këtij fakultetit do të dërgohen për specializime në disa nga universitetet dhe spitalet më të mira të Evropës. Sipas tij, disa marrëveshje për specializimet janë firmosur dhe të tjera janë në proces. /Start/
2012-06-29 16:40