E Diel, 1 Nëntor 2026

Tafaj: Matura shqiptare me standarte të larta

Nga ky qytet kreu i arsimit bëri të ditur se “këtë javë janë miratuar kuotat për pranimet në universitetet publike,  dhe 70 % e maturantëve  do të kenë mundësi  të përfitojnë nga shërbimi me kohë të plotë ndërsa pjesa tjetër të ndjekë studimet e larta me sistemin Part -Time".

Ministri Tafaji, ka vlerësuar ndryshimet pozitive që matura ka patur nga viti në vit, duke plotësuar standardet e BE-së, në mënyrë që matruantët që dëshirojnë të ndjekin arsimin e lartë jashtë vendit, të pranohen në universitetet e tyre.
Tafaj ka njoftuar maturantët,  se mesditën e së dielës, rezultatet e provimit të matematikës mund të jënë hedhur në sistem dhe në bazë të kodit të tyre identifikues, ata mund të njihen me përgjigjet e këtij provimi.

"Dëshiroj të falenderoj drejtuesit e shkollave dhe mësuesit që janë përfshirë në provimin e maturës shtetërore, për kontributin që  kanë dhënë në rritjen e nivelit të procesit, si një faktor  kyç për suksesin e matures”.

Kreu i Arsimit tha se, “matura, nga viti në vit po arrin një standart të mirë dhe ne jemi optimist se i ka të gjitha shanset për t’u njohur nga BE-ja, dhe nxënësit shqiptarë të mund të pranohen të studjojnë në shkollat e huaja, pa dhënë më parë provime plotësuese, përveç gjuhës së huaj, nëse ata nuk kanë çertifikatë.

“Matura jonë ka standarte të mira”, përfundoi Ministri, i cili në vijim të, ka qenë i pranishëm në disa shkolla të qytetit të Elbasanit, ku ka ndjekur nga afër procesin e provimit me zgjedhje.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-06-30 14:56
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›