E Shtunë, 31 Tetor 2026

Notë negative

Njëqind ditët e para të punës të Qeverisë së Kosovës vlerësohen negativisht nga analistët. Luan Shllaku e Mufail Limani thonë se gjatë kësaj periudhe, Ekzekutivi nuk ka bërë pothuajse asgjë, në asnjë fushë. Nga Shpend Limoni më 02 qershor 2011 në ora 07:32

Qeveria e dytë në krye me Hashim Thaçin i ka mbushur 100 ditë.
Ky numër mund të ishte i dyfishuar nëse zgjedhjet e 12 dhjetorit do të kalonin pa vjedhje votash.

Kosovarët, megjithatë kishin arritur të bëhen me Qeverinë e dytë që nga pavarësimi i vendit, vetëm më 22 shkurt, pas marrëveshjeve që Thaçi kishte bërë për krijimin e koalicionit.

Qysh në mbledhjen e parë, Thaçi e kishte shpallur qeverinë e re si më të mirën në historinë e qeverive të Kosovës.

Por ky kabinet ishte përballur shpesh me kritikat e opozitës dhe pjesë të shoqërisë civile të cilat kanë akuzuar edhe për numrin e madh të njerëzve që janë “akomoduar” në ekzekutiv.

Por cilat janë arritjet e Qeverisë Thaçi 2, gjatë njëqind ditëve të para të qeverisjes.

Dy analistët, Mufail Limani dhe Luan Shllaku në biseda me Express të mërkurën kanë vlerësuar se puna e qeverisë gjatë këtyre ditëve ka qenë minimale.

Shllaku ka përshkruar edhe procesin e krijimit të Qeverisë së Kosovës.

“Mënyra se si u konceptua Qeveria e re ishte ekskluzivisht e ndikuar nga pazaret politike që duhej bërë me partnerët e ri të koalicionit. S’kishte vizion fare për atë që i duhet Kosovës për të akceleruar projektet e mëdha zhvillimore” ka thënë Shllaku.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›