E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mano Plani im per zhvillimin e Korces

Andrea Mano ka lene postin e prefektit te Korces per ti hyre nje gare te re asaj per kryetar te bashkise. Perballe ka nje ish-mikun e tij Niko Peleshi te cilin ne kete gare e shikon thjesht si nje rival. Mano premton se do te ndryshoje qytetin e Korces duke nisur nga masterplani i miratuar nga kryetari i bashkise.

Zoti Mano ju kandidoni per bashkine Korce perse duhet tju votojne ju dhe jo kandidatin tjeter

Per arsye se kam dhene prova ne administrimin te disa institucioneve qe kane lidhje me qytetin si drejtoria arsimore apo prefektura. Une propozoj nje plan i cili do te ruaje Korcen dhe karakterin e saj si qender e kultures me zhvillim te qendrueshem. Vizioni im mbeshtetet ne idene se duhet te krijojme nje Korce per te gjithe ne kuptimin e perfshirjes aktive te qytetareve ne vendimmarrje. Nje perfshirje e cila do te gjeje forma permes forumeve te qytetareve ne kontakt te vazhdueshem me bashkine. Dhe se bashkia do te jete e hapur per te gjithe pa dallim.

Cila eshte pika me e dobet e kundershtarit tuaj

Paaftesia per te qeverisur e ketyre kater vjeteve dhe mungesa e nje vizioni i cili te vere ne plan te pare qytetaret. Nuk mund te jesh kryebashkiak i Korces duke imituar keq bile Tiranen. Plani i rregullimit te Korces ishte prova me e mire e konsiderates se kundershtarit tim per qytetin me shume gjasa do te kthehej ne nje grumbull betoni pa identitet.

Cili eshte plani juaj per te drejtuar bashkine kater vitet e ardhshme

Plani im mbeshtetet ne tre shtylla sipas te cilave jane strukturuar edhe pergjigjet konkrete per qytetin. Ato jane zhvillim/punesim modernizim dhe tradite. Te tre keto shtylla bashke ekzistojne me njera- tjetren pasi kane si qellim zhvillimin e qytetit ne te ardhmen e afert.

Ne duam te zhvillojme biznesin dhe punen nepermjet lehtesimeve te modernizojme qytetin infrastrukture moderne duke rritur po keshtu edhe punesimin apo duke ruajtur traditen ne funksion te turizmit. Qellimi i projektit tim eshte harmonizimi i ketyre tre ideve te cilat mund te cohen perpara per nje hapesire dhe te ardhme te perbashket.

Cili eshte projekti me i rendesishem qe ju i premtoni qytetareve

Projektet e rendesishme jane disa por mund te permend dy Asfaltimi i te gjitha rrugeve te qytetit me ndricimin perkates dhe restaurimi i pazarit te Korces dhe qendres historike.

fare u premtoni biznesmeneve

Ulje dhe strukturim te barres fiskale lokale ndertimin e nje zone industriale themelimin e nje njesie konsulence e cila do te hartoje apo konsultoje plan-bizneset e investitoreve potencial ne lidhje me qytetin

Cila eshte politika juaj per taksat vendore

Ne kuader te nxitjes se biznesit bashkia do te aplikoje nje lehtesim te barres fiskale vendore te ciles i nenshtrohen bizneset. Kjo do te behet sipas nje plani te studiuar nga nje grup ekspertesh qe jane pjese e hartimit te strategjise se zhvillimit per Korces.

Synimi i kesaj nisme eshte qe te krijoje hapesira per investime te metejshme te bizneseve sidomos ne terma zgjerimi dhe punesimi. Ne vecanti ne lidhje me punesimin do te kete mekanizma te ndryshem nxitje per bizneset qe zgjerojne aktivitetin e tyre. Taksat do te ulen ne nivele te pranueshme ne funksion te buxhetit te bashkise dhe per ta bere bashkine e Korces sa me terheqese per investitoret vendas apo te huaj.

Si do te menaxhoni ceshtjen e plehrave te qytetit

eshtja e plehrave ne Korce mbetet problem. Ne radhe te pare duhet menduar per bonifikimin e fushes aktuale pasi po kthehet ne rrezik per gjithe qytetin. Se dyti une do te filloj te kerkoj ndihmen e partnereve nderkombetare per ta kthyer Korcen ne qytetin me ekologjik te Shqiperise duke promovuar mbledhjen e diferencuar te mbeturinave dhe trajtimin e tyre ne respekt te shendetit dhe jetes se qytetarit.

A mendoni se pushteti lokal i ka mjetet e duhura per te realizuar keto premtime

Pushteti lokal ka sot nje autonomi e cila ne rast se menaxhohet mire do te jete efektive. Ne projektin tone shtrohet bashkepunimi i ngushte me qeverine per te optimizuar ne maksimum shfrytezimin e granteve qeveritare dhe politikat e saj sektoriale.

Ne kerkojme qe bashkia te jete efektive pa u kthyer ne nje peshe per veten sepse sic dihet e vetmja politike punesimi qe eshte ndermarre nga bashkia jone eshte tejfryrja e administrates e cila shkon ne dem te efektivitetit dhe eficences se punes. Ne do te mundohemi qe te investojme ne drejtimet e parashikuar sa me shume resurse duke pasur ndihmen e qeverise.

Si e cilesoni nivelin e kriminalitetit ne qytetin tuaj

Korca eshte nje qytet qe ka relativisht probleme me kriminalitetin gjithsesi politikat e sigurise ndaj qytetarit duhet te jene ne vemendje te bashkise. Ndonese pergjegjesia per monitorimin dhe ruajtjen e kriminalitetit eshte ne dore te organeve te rendit besoj se nepermjet politikave publike lokale mund te ndikohet sado pak ne uljen e tij. Une e vleresoj tejet te rendesishme projektin qe kam per trefishimin e ndricimit publik ne qytetgje qe do te ndikoje padyshim ne rritjen e nivelit te sigurise.

Cili eshte plani juaj per mbrojtjen e trashegimise kulturore dhe arkitekturore

Korca ka probleme serioze ne raport me mirembajtjen dhe vleresimin e trashegimise kulturore. Ky qytet rrezikon seriozisht te humbe pergjithmone te kaluaren e tij por dhe te vere ne diskutim shanset per te ardhmen. Ne fakt nje prej qellimeve kryesore pse une kandidoj jane pikerisht keto zhvillime negative dhe te rrezikshme per qytetin.

U nisa gjithashtu nga zhvillimet e vitit te kaluar kur nepermjet planit rregullues qe u paraqit nga kryetari i bashkise Niko Peleshi u tentua ti behej nje atentat qytetit me parashikimin e ndertimeve ne qendren historike te tij. Natyrisht qe keto zhvillime jane pjese e programit tim per te ardhmen e Korces .Une kam ne plan te evidentimin e monumenteve ne rrezik si dhe restaurimin e atyre qe kane nevoja te menjehershme nderhyrje.

Si do te mbroni karakteristikat e vecanta te qytetit tuaj

shte pikerisht ajo cka thashe me lart. Nepermjet refuzimit per planin urbanistik ne nuk paragjykojme zhvillimin e qytetit por deshirojme te ruajme fort traditen. Paketa e menjehershme te shpetimit parashikojne pikerisht rikthimin ne identitet te zemres karakteristike te qytetit me restaurimin e fasadave te shtepive.

Fillimin e aplikimit te kredive te buta si moment i dyte per restaurimin e shtepive. Ne kete proces ne do te zhvillojme edhe takime sensibilizimi me banoret e lagjeve me qellim evidentimin e vlerave dhe pasurise qe kemi ne dore dhe qe smund di leme te shkaterrohen. Ne duam te bindim qytetaret se tradita eshte nje prej burimeve kryesore te te ardhurave ne qytet dhe duhet ruajtur me cdo kusht.

fare plani do te kete bashkia juaj per te ndihmuar bizneset tradicionale te qytetit

Ne kete pike une nisem nga nje konstatim i thjeshte Korca eshte sot i vetmi qytet ne Shqiperi ne te cilin vijne turiste vendas enkas per ta vizituar. Dhe njerezit ketu vijne per qytetin guzhinen e mire dhe traditen korcare. Ky eshte nje potencial i madh qe duhet evidentuar ne te ardhmen nen drejtimin e politikave lokale.

Korca keshtu do te duhet te kete nje strategji te qendrueshme turizmi e cila do ta shohe burimin e saj pikerisht tek tradita. Ne mendojme se me investimet strukturale ne permiresimin e cilesise se rrugeve ristrukturimin e shtepive karakteristike apo pazarit do te krijojme eventualisht edhe shume vende pune duke perdorur si burim pikerisht traditen.

Kemi ne plan dhe realizimin e planbizneseve per kthimin e disa prej shtepive te qytetit ne struktura hotelerie me karakter familjar duke ndihmuar keshtu edhe vete punesimin dhe sipermarrjen e lire. Nga ana tjeter them se i gjithe projekti i restaurimit te pazarit apo edhe i fasadave do te ndikoje ne rizgjimin e artizanatit lokal pasi materialet qe do te perdoren ne keto pune do te vijne nga treva e Korces apo nga rrethinat e saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›