Noti dhe xhudo, pa shenjë në Konia

Lojërat e Solidaritetit Islamik tashmë janë drejt fundit, ndërsa noti dhe xhudo përsëri nuk kanë prodhuar asgjë për sportin shqiptar. Kështu Erson Ramaj në peshën deri në 90 kilogram u skualifikua në raundin e dytë, ndërsa u mund me “Ippon” me iranianin Sejemohamadreza.
Ndërkohë në not Dalvi Elezi në 100 metra stil i lirë dha kohën 53”97, ndërsa ishte i pesti në baterinë e tij, por pa arritur në finale. Tanimë në garë ka mbetur përsëri Sofian Sarrag, që do të konkurrojë në 800 metra stil i lirë, si dhe Abdullah Backa në karate, ndërsa për momentin gjithçka mbetet tek medalja e argjendtë e Zelimkan Abakarov në mundjen e lirë. Aktiviteti përfundon më 18 gusht.