Notoi më shpejt se Felps, dyshime dopingu te kinezja
LONDER-Çështja e parë e madhe olimpike vjen nga noti. E kanë plasur amerikanët, që kanë ngritur hijet e dyshimit për doping mbi notaren 16-vjeçare kineze Ye Shiuen. Ajo fitoi medaljen e artë në 400 metra stil i përzier për femra, duke vendosur rekordin e ri botëror me 4 minuta e 28.43 sekonda. Ajo i përshkroi 100 metrat e fundit në stil të lirë me një kohë më të shpejtë se rekordmeni Majkëll Felps dhe kampioni i ri olimpik Rajan Lohte.
"Duhet kujdes, - deklaroi drejtori ekzekutiv i Federatës Botërore të Notit si edhe si i Federatës Amerikane të Notit, për Guardian. - Historia na mëson se gjërat e pabesueshme ndodhin nën hijen e dopingut", shtoi ai. Dyshimi është për substancën Epo, nëse del se Ye Shiuen, është pozitive, si shoqja e saj e ekipit Li Zhesi 6 javë më parë. Koha e kinezes ishte 7 sekonda më e shpejtë se në Botërorin e vitit 2011, duke ngritur hije të forta dyshimi.
"Në historinë e sportit tonë, - vijon Xhon Leonard, - kur shohim diçka të pabesueshme, në thonjëza, historia na tregon se është në mes dopingu. Ato 100 metrat e fundit, njerëzve që punojnë në këtë sport prej vitesh, u kujtojnë notaret nga Europa Lindore. U kujtojnë 400 metrat e përzier të Mishel Smith në Atlanta", tha më tej ai. Në Olimpiadën e Atlantës në vitin 1996, Smith fitoi disiplinën 400 metra stil i përzier, por dy vjet më pas rezultoi me doping dhe u përjashtua për 4 vjet. "Por, unë nuk kam asnjë problem dopingu, - replikoi 16-vjeçarja Ye Shiuen. - Skuadra kineze ka rregulla të hekurta", tha më tej ajo. Dyshimet mbi kinezen u përforcuan dje në mëngjes, kur ajo dha kohën 2 minuta e 39 sekonda për 200 metra stil i përzier. Vetë Rajan Lohte, kampioni olimpik për meshkuj i 400 metrave stil i përzier, ka mbetur i habitur nga krahasimi me kinezen dhe kohën e saj. "Folëm për këtë në drekë, do të më kishte mundur", tha ai. Në 100 metrat e fundit, Ye Shiuen dha kohën 57 sekonda, për të cilën konkurrentja amerikane Stefani Rajs.
"Çmenduri, 57 sekonda në fraksionin final janë një çmenduri", tha ajo. Për momentin, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka qëndruar jashtë kësaj historie, duke saktësuar se "nuk ka motive për të dyshuar". Ka qenë Arne Ljunkvist, shefi i stafit mjekësor zyrtar, që ka hedhur poshtë dyshimet. "Kam një eksperiencë të madhe në këtë fushë, duke u marrë me doping për 40 vjet", tha ai. Por, faktet një dyshim e krijojnë. Nëse s'ka përdorur doping, Ye Shiuen është një superstar i ri i notit.
(d.b/BalkanWeb)