Novak Xhokoviç fiton Uimbëlldonin
Në ditën më të rëndësishme të jetës së tij, Novak Xhokoviç luan një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Rafa Nadalit dukie e mposhtur ish-numrin një të botës në vetëm 2 orë e 28 minuta dhe fiton për herë të parë në jetë turneun e Uimbëlldonit. Xhokoviç është lojtari i katërt në histori që bëhet për herë të parë numri një i renditjes pasi ka fituar një titull të turnout slam. I pari ka qenë Mas Uilander në vitin 1988 në US Open, i dyti Boris Beker në vitin 1991 në Australia Open. I treti Roxher Federer në vitin 2004 në Australia Open dhe i fundit Xhokoviç dje.
Parakalimi erdhi. Në të gjitha kuptimet. Askush nuk do ta kishte imagjinuar se dyshja Federer-Nadal (vendoseni ju se cili është i pari) do të kaloheshin. Në klasifikim, në lojë, në tenis, në psikologji. Të përulemi e të përuelmi sërish përpara numrit një të botës, Novak Xhokoviç. Triumfues i Uimbëlldon 2011. I vetmi në histori në gjendje për të mposhtur pesë herë radhazi Rafael Nadalin, pesë herë në të njëjtin vit! Ky serb i tmerrshëm ka humbur vetëm një ndeshje në vitin 2011 që e ka future në histori (48 suksese): kundër Federerit në gjysmëfinalen e Roland Garosit. Të tjerat i ka fituar krejtësisht. Do të mbetet në kujtesën e të gjithëve seti i dytë i kësaj finaleje, 6-1 i Xhokoviçit ndaj spanjollit që nuk i bëri dot ballë gjeometrisë, forcës dhe strategjisë të tenistit sllav.
Finalja praktikisht nuk ka pasur histori: 6-4, 6-1, 1-6, 6-3. Xhokoviçi kishte gjetur vaksinën teknike për gjuajtjen e drejtë të Nadalit duke e zhvendosur vazhdimisht dhe duke e befasuar gjatë gjithë kohës duke mos përsëritur kurrë dy herë të njëjtën gjuajtje. Nadal u nxeh në fund sepse e dinte shumë mirë se u bë i pafuqishëm. Xhokoviç nuk e lejoi që të rikthehej në garë duke i dhënë jetë një agonizmi të pastër. Në momentin e duhur vendosi të shërbente fort dhe të gjuante volley, ose kundërsulmin, ose topin me fallco. Më pas ka vrapuar, gjithnjë elastic në veprimet e tij. I përqëndruar. Përveç setit të tretë, kur vendosi të pushonte. Pastaj mori kontrollin e lojës. U ringrit në përqindjen e topave të parë, u kujdes për goditjen e para dhe kthesat e forta. Nadal ka kryer gjithnjë një ndeshje në ngjitje, psikologjikisht dhe teknikisht. Ishte vërtet i kamzhikuar.
Prandaj, kapelen Noles. I zoti në fushë dhe jashtë saj. Asnjëherë banal në konferenca, punëtor dhe gjithnjë i gatshëm, madje edhe për të qeshur në momentet e duhura. E kotë të kujtojmë tani imitimet e tij të jashtëzakonshme. Tani është numri një dhe lider i padiskutueshëm.