E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kanosi me armë policinë, arrestohet 59-vjeçari

Mirditë Policia e Mirditës ka arrestuar në flagrancë Preng Medhën, 59 vjeç, nga fshati Rraja e Veles – Rubik të rrethit Mirditë. Sipas burimeve zyrtare të policisë së Mirditës, mësohet se arrestimi i 59-vjeçarit është kryer në orën 18.00 të ditës së djeshme, pasi më datë 30.06.2011, rreth orës 10.35 minuta, Medha në oborrin e banesës së tij, në fshatin Rraja e Veles - Rubik, ka gjuajtur me armë gjahu, të cilën e mbante pa leje, pasi policia kishte vajtur për kontroll banese me urdhër të prokurorisë së rrethit gjyqësorë Lezhës, pasi nga hetimet kishte mësuar se Medha posedonte armë gjahu pa leje. Me të hyrë në oborrin e banesës së Medhës ai ka kundërshtuar, fillimisht punonjësit e policisë për të mos lejuar kontrollin e shtëpisë së tij për amë pa leje. Pas debateve me punonjësit e rendit 59-vjeçari ka hyrë në shtëpinë e tij dhe prej andej ka dalë me armën e gjahut, duke kanosur seriozisht jetën e punonjësve të policisë, teksa ka qëlluar me armë gjahu mbi kokat e policëve. Ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e policisë ka bërë të mundur shmangien e pasojave. Ndërsa policia ka mundur të sekuestroj në banesën e Medhës shtatëmbëdhjetë gëzhoja, armë gjahu, një armë gjahu të cilën Medha e mbante pa leje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›