E Shtunë, 31 Tetor 2026

Novara Ujkani qendron Cani te Polonia Varshava

Merkato e verës ka rezervuar të ardhme të kundërt për dy lojtarë shqiptarë, që janë në pronësi të Palermos. Samir Ujkani do të qëndrojë te Novara, për të luajtur në Serinë A me skuadrën surprizë të sezonit të kaluar.

Klubi piemontez u rezistoi sulmeve të Sampdorias për “gardianin”, që e cilëson si element thelbësor për sezonin e ardhshëm.

Drejtori sportiv i Novarës, Mauro Pederxoli, tha: “Ujkani është në bashkëpronësi të Novarës e Palermos dhe pak kohë më parë vendosëm që ai të luajë këtu edhe një vit: përjashtoj çdo mundësi që të largohet”.

Ndërkohë, Palermo vazhdon të reduktojë kontingjentin dhe po mbyll huazimin e sulmuesit Edgar Cani jashtë Italisë. Shqiptari 22-vjeçar, që vitin e kaluar luajti te Modena, tashmë do të aktivizohet për një sezon te Polonia Varshava në Ekstraklasan polake.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›