E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kasami, drejt Fulhamit

Nga Express më 15 korrik 2011 në ora 22:15

Pajtim Kasami ka mundësi që ta lë futbollin italian dhe karrierën ta vazhdojë në Angli. Sipas medieve italiane, për mesfushorin shqiptar interesim ka shprehur ekipi nga Premierliga, Fulham.

Anëtari i përfaqësueses U21 të Zvicrës ishte pran kalimit te Novara, por në orët e fundit gjithçka ka ndryshuar pasi në garë ka hyrë edhe ekipi londinez.

Kasami pritet të largohet nga Palermo në formë huazimi pasi nuk po gjen hapësirë të mjaftueshme tek ekipi sicilian, ku u transferua para një viti nga klubi zviceran Bellinzona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›