E Shtunë, 31 Tetor 2026

A je i sigurt, Wenger?

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se ekipi i tij do ta fitojë Premierligën sezonin e ardhshëm, pas 6 vjet të kaluara pa asnjë trofe. Ai thotë se sezonin e fundit ishim shumë afër suksesit, por xhirot e fundit ishin më të vështirat në karrierën e tij. Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 12:43

Trajneri francez, Arsene Wenger, beson se Arsenali është i përcaktuar ta fitojë Premierligën, pasi këtë ishte shumë, shumë afër ta bëjë sezonin e fundit.

Pavarësisht se e përfundoi kampionatin me 12 pikë më pak se kampioni Manchester United, Wenger është i sigurt që Arsenal - që nuk ka fituar titullin e kampionit që nga viti 2004 - do t’u rikthehet sukseseve dhe garës për tituj.

“Besoj se fati i pashmangshëm i këtij ekipi është tani aty. Futbollistët e dinë mirë, sikurse që e di edhe unë se ne ishim shumë, shumë afër sezonin e kaluar. Ju mund të thoni ‘OK, ne hupëm rastin tonë’, apo ju do thoni në pozicionin tonë ‘Le t’u tregojmë të gjithëve që mund ta bëjmë dhe që mund të rikthehemi më të fortë’, që është diçka që mund ta bëjmë sepse ne jemi një ekip i ri dhe mund t’ ia dalim më mirë”, tha Wenger.

“Kjo kërkon karakterin e fortë që vetëm kampionët e kanë. Dhe kjo është ajo që duam ta tregojmë”, theksoi ai.

Ekipi i Wengerit humbi finalen e Carling Cup kundër Birminghamit në muajin shkurt dhe më pas u eliminua nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, para se të përfundonte në pozitën e katërt në Premierligë, meqë fituan vetëm 2 nga 11 ndeshjet e mbetura.

Ky ishte sezoni i gjashtë me radhë pa trofe për klubin nga Londra dhe Wenger nuk e ka përjetuar lehtë këtë fakt. “Pjesa e fundit e sezonit ishte më e vështira në karrierën time. Emocionalisht, ishte shumë vështirë në javët e fundit”, përfundoi strategu francez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›