E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Nudo” në Expoart 40

Që nga kohërat e lashta, frymëzimi i shumë artistëve vinte nga figura e bukur e femrës, dhe nga ky motiv ata krijuan me brushën e tyre shumë vepra të veçanta që edhe sot i qëndrojnë kohës.

Galeria Expoart. 40 bashkoi punën një vjeçare të disa artistëve, në një ekspozitë të quajtur Refleksjon 2010 / Nudo-Art.

Ata punuan kohë të gjatë mbi këtë motiv, i cili kohën e fundit është duke u trajtuar më zbehtë nga artistët vizual, mirëpo kjo ekspozitë na bind ndryshe. Sipas Majlinda Kelmendit, nuk ka artist qe nuk ka ne studion e tij disa vepra të cilat i përkasin kësaj gjinie te artit, pra figurës harmonike, joshëse, harmonike te figurës se zhveshur të femrës.

Studimi anatomik i saj, elasticiteti, vazhdimësia e jetës, dhembshuria që ajo mban, dashuria qe femra dhuron, ngrohtësia që përcjell, inteligjenca e saj, dinakëria, janë elemente të cilët krahas të tjerave kanë bërë që artistët të merren gjatë më të dhe nëpërmjet figurës së saj të përcjellin dhe botën e saj të pasur dhe shumë enigmatike.

“Ndërsa nëse i shikon 28 punime, secili nga artistet që kane punuar së bashku për këtë ekspozite, në drejtimin tim, secili prej tyre ka individualitetin e tij dhe mënyrën teknike, shprehjen dhe mënyrat e veçanta te trajtimit te temës dhe punës”, tha Majlinda Kelmendi, kuratore e ekspozitës.

Ndërsa artistët që u prezantuan me nga një punim nga cikli që kishin përgatitur, kohë të gjatë dhe ishin pjesë e ekspozitës janë: Agim Kryeziu, Agimi Bujupi, Arber Kamerolli, Arta Ethemi,Bardha Gashi, Dafina Kapllanaj, Elod Bajrami, Florent Pista, Lumjete Havolli, Gzim Berisha, Hashim Qerimi, Jetullah Sylejman,Kushtrim Zeqiri,Lulzim Ramushi,Matjane Kallaba,Vijoleta Fejzullahu,Suad Rama ,Fidan Bejtullahu, Aferdita Gerbeshi,Agron Mulliqi,Arta Ramadani,Gjemi,Liridon Sefedini,M.Cubi, Sami Namani, Blegina Hasko, Artur Hasani, Artan Bajrami, Agron Kastrati.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 24 qershor.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›