Mosmarrëveshje mes Merkel dhe Sarkozysë?
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, kundërshton përshtypjen e krijuar se është duke u grindur me presidentin francez, Nicolas Sarkozy, për politikën që duhet ndjekur në menaxhimin e krizës së BE-së. Megjithatë dallimet vazhdojnë të ekzistojnë.
"Unë nuk mendoj kështu", iu përgjigj Merkel gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, kur u pyet se a mendon motori gjermano- francez i Bashkimit Evropian ka filluar të ngecë.
Merkel tha se ajo ka rënë dakord me Sarkozynë. Një takim me Sarkozynë, i planifikuar për tu mbajtur në Berlin, u anulua një orë para ardhjes së Sarkozy-së.
Si Zyra e kancelares, e gjithashtu edhe zyra e Sarkozysë e prezantojnë shkakun dhe procesin e anulimit në mënyra të ndryshme.
Gazeta franceze Le Figaro shkroi se Sarkozy është tërhequr sepse nuk kishte mësuar më parë për planet e fundit gjermane të kursimeve.
Zyra e kancelares përmendi agjendën e ngjeshur me takime të Merkelit. Takimi pritet të mbahet të hënën.
Angela Merkel kërkon që të 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së të marrin në dorë koordinimin e politikës ekonomike dhe financiare.
Presidenti francez favorizon një qeveri ekonomike në të cilën të marrin pjesë 16 vendet anëtare të bashkimit monetar.