Regjisorët e rinj në "48 Hour film Project"

Edhe Tirana eshte perfshire ne “48 Hour film Project”….gara ka startuar te premten ne mbremje ku te gjithe regjisoret e rinj mund te provojne veten duke realizuar nej film te shkurter brenda 48 oreve. Të gjitha ekipet pjesëmarrëse kane filluar punën për realizimin e filmit të shkurtër (prej 4-7 minutash) nga ora 18.20 e ditës së premte dhe duhet ta dorëzojnë atë në 18.20 të ditës së Dielë. Secili ekip pjesemarres i eshte caktuar zhanri, karakteri, dhe linja e dialogut të filmit që duhet të realizojnë.
Mbas procesit të krijimit të filmit dhe dorëzimit të tij, filmat e të gjitha ekipeve pjesëmarrëse do të shfaqen në Teatrin Kombetar javën që vijon.Filmit fitues në nivel kombëtar i jepet një trofe dhe do të vazhdojë rrugëtimin, duke përfaqësuar Shqipërinë në Kompeticionin Ndërkombëtar në SHBA, për të konkurruar për çmimin e lartë Filmapalooza. TIRANA “48 Hour Film Project" synon të jetë një festival i jashtëzakonshëm i filmit të shkurtër, në termin e angazhimit të të gjithë të rinjve dhe amatorëve të filmit, duke nxitur prodhimin dhe promovimin e filmave dhe kineastëve të rinj shqiptare ne Shqiperi dhe ne Arenen Nderkombetare. “48 Hour Film Project" filloi në maj të vitit 2001 në Washington dhe tashmë është shtrirë në 81 kryeqytete. Kanë marrë pjesë deri tani rreth 6 milion artiste, kineastë dhe krijues nga e gjithë bota.
Mira Tuci