E Diel, 1 Nëntor 2026

Nufi pret zëvendësministrin e Mbrojtjes të Kosovës, theksohet forcimi i bashkëpunimit dypalësh

TIRANË, 7 maj /ATSH/ Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi zhvilloi një takim me zëvendësministrin e Mbrojtjes të Kosovës, Gegë Lleshi, ku u diskutua mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit nënvizuan vullnetin e përbashkët për zgjerimin e bashkëpunimit në edukimin ushtarak, trajnimet dhe stërvitjet e përbashkëta, si dhe në mbrojtjen civile dhe menaxhimin e emergjencave.

Ministri Nufi theksoi se, për Shqipërinë Kosova mbetet kryeprioritet.

“Në këtë kuadër, ne do jemi përherë zë i fuqishëm për mbështetjen e aspiratave të Kosovës drejt integrimit euroatlantik dhe strukturimit të marrëdhënieve me NATO-n”, theksoi Nufi, në një postim në rrjetet sociale.

1 nga 4

/gj.m/r.e/a.f/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›