Nuhiu: Femrat, ndalohen të vijnë në stadium ne IranSulmuesi i Steel Azin, Ardian Nuhiu në intervistën për “Lajm” ka treguar për organizmin e jetës dhe kohën që kalon në Teheranin e populluar me 20 milionë banorë. Futbollit i kushtohet shumë rën

RESHAT IBRAHIMI- Sulmuesi i Steel Azin, Ardian Nuhiu në intervistën për “Lajm” ka treguar për organizmin e jetës dhe kohën që kalon në Teheranin e populluar me 20 milionë banorë. Futbollit i kushtohet shumë rëndësi, por dallimi nga Evropa është se në stadium femrat e kanë të ndaluar të ndjekin një lojë.
Lajm: Ardian, a ishte i vështirë adaptimi në mjedis të ri?
Nuhiu: Natyrisht se po. Ju e dini se çdo fillim është i vështirë, por falë një shokut tim nga Tetova kam filluar të adaptohem shumë shpejt. Është Agim Abdullahu, një shok i imi që punon në një radio të Iranit, i cili më ka ndihmuar të mësoj gjuhën persishte dhe vazhdon edhe më tej të më ndihmoj. Besoj se brenda tre muaj qëndrimi kam mësuar mjaftë.
Lajm: Po nga klubi si jeni pritur?
Nuhiu: Kam vetëm fjalë të mira. Pas paraqitjeve të mira në fanellën e skuadrës Steel Azin, në banesën time ka ardhur edhe presidenti i skuadrës. Ai më ka dhënë mbështetje të madhe, duke më uruar që të vazhdoj në këtë ritëm. Jam aktivizuar në çdo ndeshje, herë si titullar, e herë nga bankina. Kjo është taktika e trajnerit, sepse vetëm në sulm ai ka në disponim shtatë lojtarë. Deri tani kam shënuar një gol dhe kam bërë disa asiste.
Lajm: Cili ka qenë reagimi i tyre, kur kanë kuptuar se je mysliman?
Nuhiu: Kjo edhe më shumë ka rritur besimin tek ata. Mund të them se jam i mirëpritur. Të gjithë po më mbështesin.
Lajm: Sa është i popullarizuar futbolli në Iran?
Nuhiu: Shumë. Me besoni se ndeshjet derbi ndiqen edhe nga 15 mijë shikues. Futbolli është tepër i popullarizuar.
Lajm: Futboll pa femra në stadium?
Nuhiu: Po, kjo është e vërtetë. Atje femrat nuk i vizitojnë stadiumet e futbollit. Ligji është i tillë, por shikojnë në televizor. Në Iran femrat janë të mbuluara, kështu që edhe shoqja ime është mbuluar në Iran.
Lajm: Dhe në fund çfarë janë shanset e skuadrës suaj në luftë për titull kampioni?
Nuhiu: Jemi në vend të parë dhe kemi dy pikë më shumë se përcjellësi ynë. Deri në fund kanë mbetur edhe nëntë javë dhe shpresojmë se do të inkuadrohemi në ligën e parë të Iranit.
E Merkure, 25 Mars 2009