E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nuk deklaroi mbi 11 mijë euro që kishte me vete, vihet nën hetim 55 vjeçarja në Kakavijë

Një 55 vjeçare, që po udhëtonte drejt Greqisë, është proceduar penalisht në pikën kufitare të Kakavijës pasi nuk deklaroi shumën prej 11 800 eurosh që mbante me vete.

55 vjeçarja përballet me akuzën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Policia njofton se shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›